Lajme
Kroaci: Për shkak të çmimeve të larta, bojkotohen të gjitha marketet
Sot në Kroaci ka filluar bojkoti javor i zinxhirëve të shitjes

Të enjten, në Kroaci, ka filluar bojkoti javor i zinxhirëve të shitjes me pakicë – Lidl, Eurospin dhe DM, si dhe produkteve: Coca-Cola, pijet tjera të gazuara, ujit në shishe dhe detergjenteve, përcjell albinfo.ch.
Por, të premten bojkotohet gjithçka. Platforma “Përshëndetje, Inspektor”, e cila po organizon bojkotet, ka bërë thirrje për konsumatorët që të mos blejnë asgjë askund sot, raportoi Index.
“Bojkot njëditor. Për gjithçka. Sot ne nuk po blejmë asgjë. As fizikisht e as online. Ne nuk po paguajmë asgjë”, shkruhet në njoftimin e saj.
E bojkoti i javës së kaluar ka dhënë efektet e para në Kroaci. Një prej zinxhirëve më të mëdhenj të marketeve atje, “Konzum”, ka ulur çmimet në rreth 250 produkte. Qeveria njoftoi për një listë me rreth 70 produkte të cilave iu caktua zbritja.
E-Diaspora
-
Edona Elshan: Një udhëtim akademik nga Zvicra në Holandë Edona punon si asistente profesore në KIN Center for Digital Innovation në Universitetin VU Amsterdam...
-
Welcome Home Immobilien GmbH, ofrues novator i ndërtesave atraktive në rajonin e Bazelit
-
Arrestohet në Angli 56-vjeçari shqiptar, kultivoi kanabis
-
10 të arrestuar në bandën e drogës të vëllezërve shqiptarë në Milano
-
Zgjedhjet në Kosovë, vijon numërimi i votave të diasporës
Jeta në Zvicër
-
Si mund të mbroheni nga shkëputjet e pabaza të marrëveshjes së qirasë në Zvicër? Dëbimet për arsye të dyshimta janë shumuar në Zvicër, duke lënë qiramarrësit pa çati mbi kokë....
-
Gjithçka që ndryshon në jetën në Zvicër nga muaji mars
-
Veturat pa shofer janë autorizuar nga sot në Zvicër, por nuk është miratuar asnjë mjet autonom
-
Gjeneva do të presë konferencën për konfliktin në Lindjen e Mesme më 7 mars
-
Edona Elshan: Një udhëtim akademik nga Zvicra në Holandë