Kosova

Kroaci: 12 mijë euro gjobë për shqiptarin që fshihte në veturë 8200 copë cigare

Dogana e Kroacisë ka njoftuar se e ka dënuar me 12 mijë euro gjobë shqiptarin në kufirin mes Kroacisë dhe Serbisë, pasi të njëjtit iu gjetën 8200 copë cigare Marlboro të fshehura në veturën e tij me targa gjermane.

“Personit fizik, shtetas i Republikës së Kosovës, i janë konfiskuar 8200 copë cigare Marlboro, të cilat fshiheshin në bagazhin e veturës së pasagjerëve me targa gjermane, dhe për kundërvajtje i është shqiptuar gjobë prej 12 mijë eurosh”, thuhet në njoftim.

Në një rast tjetër, një shtetasi britanik i janë konfiskuar 9 mijë copë cigare Winston të fshehura në një furgon me targa britanike dhe për këtë shkelje i është shqiptuar një gjobë prej 12 mijë eurosh.