Lajme
Krizë ekonomike në Rusi
Tregtarët me pakicë në Rusi do të kufizojnë shitjet e produkteve ushqimore themelore me qëllim për të siguruar përballueshmërinë mbi sanksionet ekonomike pas agresionit ushtarak të Kremlinit në Ukrainë.
Ministria ruse e Tregtisë dhe Industrisë gjatë fundjavës tha se kishte pasur raste kur ushqimet kryesore ishin blerë “në një vëllim dukshëm më të madh se sa nevojitej për konsum privat”.
Organizatat tregtare që përfaqësojnë shitësit me pakicë kishin propozuar që këta të lejohen të kufizojnë volumin e mallrave specifike të shitura te individët në çdo kohë.
“Ministria e Industrisë dhe Tregtisë mbështesin iniciativën e organizatave tregtare”, thuhet në njoftim, duke theksuar se vetë organizatat do ta rishikojnë politikën.
Mallrat esenciale, çmimet e të cilave i nënshtrohen kontrolleve shtetërore, përfshijnë bukën, orizin, miellin, vezët dhe mishin, po ashtu dhe produktet e qumështit.
Moska është goditur me një paketë e sanksioneve financiare dhe kulturore nga vendet perëndimore që kur Kremlini e filloi atë që e quajti “një operacion special ushtarak” në Ukrainën fqinje, më 24 shkurt.
Banka Qendrore e Rusisë ditët e fundit ka marrë masa të paprecedentë, duke përfshirë kontrollin e kapitalit, për të mbështetur ekonominë në vështirësi dhe rublën.
Vlera aktuale e rublës ka ringjallur kujtime të pakëndshme të paqëndrueshmërisë financiare të viteve 1990, kur miliona rusë panë që kursimet e tyre të avullonin nën efektin e një monedhe në rënie dhe inflacionit në rritje.
E-Diaspora
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit Gjykata e Qarkut e kishte dënuar vetëm me burgim me kusht por ai ishte ankuar dhe...
-
Deputeti i Parlamentit të Konfederatës Zvicerane, Islam Alijaj pajiset me pasaportë të Kosovës
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!”
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
Jeta në Zvicër
-
Inflacioni: Kush i përcakton çmimet? Çmimet vazhdojnë të rriten, por më pak se në vitet e mëparshme. Këtë e tregojnë shifrat...
-
Më shumë zyra bosh në Zvicër
-
Ushtria zvicerane shkurton shpërndarjen e uniformave për të kursyer miliona
-
2025 sjellë ndryshime lidhur me pensionet, çka duhet të dini?
-
Mashtruesit vodhën miliona subvencione për transportin publik