Bota
Kriza qeveritare në Berlin
A do të qëndrojë në post ministri Brendshëm apo jo? Në Berlin janë mbledhur forumet drejtuese të partive të koalicionit qeverisës: unionit konservator CDU/CSU dhe SPD për të gjetur rrugëdalje nga kriza
Pas një nate maratonë, kur kryetari i CSU-së ofroi dorëheqjen, në Berlin janë mbledhur forumet drejtuese të partive të koalicionit qeverisës: unionit konservator CDU/CSU (kristiandemokrat/kristiansocial) dhe SPD (socialdemokratë). Qëllimi i konsultimeve është shpëtimi i koalicionit.
A ka ndonjë rrugëdalje tjetër për partitë e unionit CDU/CSU për të dalë nga kjo situatë e ndërlikuar? Pasdite (02.07) kancelarja Angela Merkel dhe ministri i Brendshëm Horst Seehofer do të ndërmarrin përpjekjen e fundit për të gjetur një linjë të përbashkët lidhur me politikën e azilit.
Nga këto bisedime varet shumë fati i Merkelit, por edhe i Seehoferit e po ashtu edhe i koalicionit qeverisës, i cili drejton vendin për më shumë se 100 ditë, raporton “DW”.
Ministri i Brendshëm Horst Seehofer, kryetar i partisë kristiansociale (CSU) simotёr e partisë kristiandemokrate (CDU) i ofroi mbledhjes së partisё nё Mynih (01.07) se do të japë dorëheqjen nga dy postet politike. Kjo ofertë e tij ka të bëjë me mosmarrëveshjet mbi politikёn e azilit ndaj refugjatёve nё vend. Seehofer ka dalё kundёr linjёs sё kancelares Merkel me kёrkesёn pёr dёbimin e refugjatёve nё kufi, përcjell albinfo.ch.
Kryetari i partisё kristiansociale (CSU) dhe njёkohёsisht ministёr i Brendshёm Horst Seehofer, ka shprehur mendimin, se vendimet e BE-sё lidhur me politikёn ndaj refugjatёve nuk mund tё zёvendёsojnё me tё njёjtin efekt kontrollet kufitare dhe kthimin e refugjateve. Kёtё Seehofer e tha nё mbledhjen e pёrbashkёt tё kryesisё sё CSU-sё dhe grupit parlamentar tё landit nё Mynih, bёhet e ditur nga qarqet e vet pjesёmarrёsve ne kёtё mbledhje.
Seehofer e hodhi poshtё edhe propozimin e parashtruar nga kancelarja Merkel, sipas tё cilit refugjatёt e regjistruar nё vendet e tjera tё BE-sё tё strehohen nё tё ashtuquajturat qendra ankorimi nё Gjermani, mёsohet nga tё dhёnat e pjesёmarrёsve nё mbledhjen e CSU-sё nё Mynih. Me kёtё kreu i CSU-sё i ёshtё kundёrvёnё direkt kancelares. Nё grindjen pёr azilin Seehofer nё mёnyrё tё pёrsёritur ka kёrkuar dёbimin qё nё kufi tё refugjatёve, qё janё tё regjistruar nё njё vend tjetёr tё BE-sё. Merkel e hedh poshtё kёtё si njё veprim i mёvetsishёm kombёtar dhe kёrkon zgjidhje europiane nё marrёveshje me vendet fqinjё. Pёr Seehoferin vendimet nё samitin e BE-sё nё Bruksel janё njё alternativё e pamjaftueshme.
Merkel e pat kёrcёnuar Seehoferin me kompetencat e saj pёr dhёnie direktivash, nё rast se si do tё veprojё duke kthyer refugjatёt nё kufi brenda kompetencave si ministёr i Brendshёm dhe duke anashkaluar qendrimin e kancelares.
Lidhur me ҁёshtjen nёse pёrmbushen kёrkesat e CSU-sё me vendimet e samitit tё BE-sё, kancelarja nё njё intervistё pёr kanalin e dytё televiziv publik gjerman ZDF, tha se “nё pёrgjithёsi tё gjitha pёr ҁfarё kemi folur ka tё njёjtin efekt. Ky ёshtё mendimi im personal. CSu-ja natyrisht duhet tё vendosё pёr vete.” Nё njё letёr prej tёtё faqesh, Merkel u shpjegon kryesive tё CSU-sё dhe SPD-sё (socialdemokrat) nё koalicionin qeverisё, lidhur me rezultatet e samitit tё BE-sё, ku parashikohet qё nё tё ardhmen azilkёrkuesit e regjistruar nё njё vend tjetёr tё BE-sё do tё strehohen nё qendra ankorimi nё Gjermani. Nё kёto qendra do tё kryhen procedura tё pёrshpejtuara azili dhe nuk do tё lejohen tё largohen nga kёto qendra duke iu nёnshtruar rregullores sё rezidencёs sё detyruar.
Para konsultimeve eventulisht vendimtare tё partive tё unionit konservatore CDU (kristiandemokrat) dhe CSU, Merkel theksoi: “Unё dua, qё CDU dhe CSU tё vazhdojnё tё bashkёpunojnё.” Ajo shtoi: “Ne jemi njё histori suksesi pёr Gjermaninё.” Ajo tha, se “do tё angazhohem me tё gjtiha mundёsitё, qё si CDU-ja ashtu edhe CSU-ja tё arrijnё rezultate, pёrmes tё cilave ne tё mund t’u pёrgjigjemi pёrgjegjёsive pёr vendin tonё.” Pasdite presidiumi i CDU-sё u mblodh nё Berlin.
Të ngjashme
Të tjera nga Bota
E-Diaspora
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24 Spitex Mednest24 kontribuon në përmirësimin e cilësisë së jetës së njerëzve të moshuar ose të sëmurë...
-
Votimi në diasporë, ambasada e Kosovës në Gjermani tregon procedurën e plotësimit dhe dërgimit të fletëvotimit
-
Gjermania me numrin më të lartë të votuesve jashtë Kosovës
-
Ja si mund të votoni nga jashtë!
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit
Jeta në Zvicër
-
Vdes në burg shtetasi zviceran i arrestuar në Iran dhe i akuzuar për spiunazh Burri po mbahej me një të burgosur tjetër në një burg në qytetin lindor të Semnanit,...
-
Informacionet kryesore në lidhje me ndalimin e ri të Rottweiler në kantonin e Cyrihut
-
Zvicër: Ftohtë të premten, pritet bora e radhës në ultësira
-
Faturat që duhet të paguani në Zvicër para fundit të janarit
-
Banka Kombëtare e Zvicrës pret të mbyllë vitin financiar 2024 me 80 miliardë franga fitim