Lajme
Kriza politike largon investitorët e huaj
Ekspertët e ekonomisë në Prishtinë vlerësojnë se ngërçi politik do të ketë impakt më së shumti te tërheqja e investitorëve të huaj
Kriza politike që ka papërfshirë Kosovën në gjashtë muajt e fundit, ka ndikuar negativisht edhe në zhvillimin ekonomik, por edhe në aspektin diplomatik të vendit. Ekspertët e ekonomisë në Prishtinë vlerësojnë se ngërçi politik do të ketë impakt më së shumti te tërheqja e investitorëve të huaj.
Sipas tyre, asnjë reformë fiskale, apo ligj i cili ndihmon në përmirësimin e komunikimit me investitorë strategjikë, nuk mund të gjenerojë rezultate konkrete, nëse investitorët nuk binden për sigurinë politike që ofron Kosova i shtet.
Arian Zeka, është kryetar i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë. Ai thotë se faktorët politikë janë faktorë të rëndësishëm në mjedisin e të bërit biznes dhe janë ndër faktorët kyçë të cilët merren në konsideratë nga ana e investitorëve të huaj, raporton gazeta Zëri.
Sipas tij, kriza politike e vitit 2015, por edhe ajo e vitit 2914, kanë ndikuar negativisht në tërheqjen e investimeve të huaja direkte, por edhe në nxitjen e investimeve të brendshme. “Investitorët do të pezullojnë planet e tyre për investime për momente më të favorshme, ose edhe zgjedhin destinacione të tjera ku do të realizonin planet e tyre për investime”, ka thënë ai.
Ndryshe, Kosova në dy vitet e fundit, është duke u përballur me krizën e dytë politike.
Në vitin 2014, shteti më i ri i Evropës, përjetoi një ngërç, pasi partitë politike për gjashtë muaj rresht, nuk arritën të merren vesh për formimin e qeverisë së re. Ndërsa aktualisht ka gjashtë muaj, që Kuvendi i Kosovës po mbahet i bllokuar nga opozita, për shkak të dy marrëveshjeve, që qeveritarët kosovarë nënshkruan në Bruksel e Vjenë, me Serbinë dhe me Malin e Zi.
E-Diaspora
-
Humor shqiptar në ekranin zviceran, Vedat Bajrami protagonist në “Te Berberi – rritet prap” Për të zbuluar më shumë rreth këtij projekti emocionues, Albinfo.ch sjell një intervistë me aktorin e...
-
Mbi 58 mijë votues të regjistruar jashtë Kosovës
-
Normat negative të interesit – çka nëse?
-
Vlerësim i lartë për kompaninë „Halili + Partner“ të inxhinierit Besnik Halili
-
Rrugës për në Kosovë, mërgimtarët presin mbi 15 orë në kufirin Kroaci-Serbi
Jeta në Zvicër
-
Si do të përfitojë Zvicra nga pakti i ri me Bashkimin Evropian? Pas nëntë muaj negociatash intensive - dhe disa pika të vështira gjatë rrugës - marrëveshja e...
-
Disa qiramarrës zviceranë mund të presin qira më të ulëta në vitin 2025
-
Rritje e ndjeshme e aksidenteve në ski te të moshuarit
-
Badhütte, kasollja shekullore në Rorschach, shkatërrohet plotësisht nga zjarri
-
Qeveria paralajmëron për kushte të këqija të rrugëve, rrezik nga ortekët në Alpet zvicerane