Lajme

Kriza në Ukrainë: Kancelari austriak formon “Kabinetin e krizës”

Kriza në Ukrainë po përkeqësohet. Ekspertët austriak kanë paralajmëruar për mundësinë e një sulmi rus. Austria zyrtare ka kërkuar nga të gjithë shtetasit e saj të largohen nga Ukraina sa më shpejt të jetë e mundur

Ministri i Jashtëm i Austrisë, Alexander Schallenberg, ka paralajmëruar qytetarët e saj që të mos udhëtojnë për në Ukrainë, ndërkohë ata që gjenden atje, të kthehen sa më shpejt që të jetë e mundur. Përjashtim bëjnë zonat që janë jashtë rrizikut të krizës, njofton albinfo.at.

Në anën tjetër, qeveria austriake po mban konsultime intensive që të jetë e përgatitur në rast të “përshkallëzimit të mundshme midis Ukrainës dhe Rusisë.

“Për shkak të këtij konflikti, qeveria ka krijuar “Kabinetin e krizës”. Ky kabinet përbëhet nga ministrat, departamentet e të cilëve mund të prekën drejtpërdrejt”, ka thënë kancelari Karl Nehammer të dielën në mbrëmje, raportojnë mediat austriake.

“Në ditët në vijim do të diskutojmë shumë intensivisht dhe rregullisht se cilat masa janë të nevojshme në mënyrë që të mund të përballemi me skenarët e ndryshëm në mënyrën më të mirë të mundshme”, ka shtuar ai në një deklaratë për media.

“Situata në Ukrainë po përkeqësohet çdo orë, për fat mundësia e një krize konflikti është reale. Qëllimi i të gjithë neve është të parandalojmë luftën dhe të mbajmë të gjitha palët e përfshira në rrugën e diplomacisë dhe bisedimeve”, vazhdoi Nehammer.

Nëse do të kishte agresion të mëtejshëm ushtarak nga Rusia kundër Ukrainës, ai do të mblidhte menjëherë Këshillin e Sigurisë Kombëtare, theksoi kancelari. “Ne duhet të përgatitemi për skenarët më të këqij. Unë paralajmërova në Bruksel javën e kaluar se premtimi i Rusisë për të tërhequr trupat mund të jetë një “tërheqje e rreme”, vazhdoi Nehammer.

Kancelari austriak ka theksuar se kabineti i tij do të vazhdojë të jetë në konsultim të ngushtë me partnerët e shteteve evropiane, ndërkohë ministri Schallenberg do të këtë një takim me ministrat e shteteve të Bashkimit Evropian.