Lajme
Kriza energjetike ua vështirëson jetën e qytetarëve
Kriza energjetike dhe inflacioni pritet të vështirësojnë më tej koston e jetesës në shumë vende.
Në Britaninë e Madhe, raportet ekonomike nxjerrin në pah se të ardhurat e familjeve do të bien me 5% gjatë vitit 2022, rënie që do të vijojë edhe përgjatë vitit të ardhshëm. Gjithashtu, rritja e çmimit të energjisë do të godasë rëndë edhe prodhimin industrial.
Përballë kësaj situate sugjerohen politika mbështetëse për familjet dhe bizneset. Ministrja e Jashtme, Liz Truss, e cila është kandidatja favorite për të drejtuar qeverinë britanike, tha se do të shpallte në pak ditë një plan veprimi, nëse emërohet kryeministre: “Nëse zgjidhem kryeministër, brenda një jave do të sigurohem që të ketë një njoftim se si do ta trajtojmë çështjen e faturave të energjisë dhe të furnizimit afatgjatë, për ta vënë këtë vend në bazën e duhur për dimër”.
Njësoj si Mbretëria e Bashkuar, Italia gjithashtu përballet me një kosto në rritje të jetesës në vend. Rreth 9 milionë njerëz, që përbëjnë një të gjashtën e popullsisë, do të bien në varfëri për shkak të krizës energjetike dhe rritjes së çmimeve.
E-Diaspora
-
FC Kosova Zürich: Stabiliteti, sukseset dhe ambiciet për të ardhmen Kjo periudhë e suksesshme shënoi një hap të rëndësishëm për klubin që vazhdon të rritet dhe...
-
Rita Ora në New York për ndërrimin e moteve
-
Bekim Zogaj, kur “pensionimi” vjen në kulmin e karrierës
-
Xhaka, me transplant të flokëve në Prishtinë
-
1 orë pritje për të dalë nga Kosova
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Një person humb parakrahun nga shpërthimi i fishekzjarrëve 36-vjeçari po rregullonte fishekzjarrët, të cilat më pas kanë shpërthyer. Ai ka mbetur i lënduar edhe...
-
Zvicra nis vitin e ri me fishekzjarre, kokteje dhe njerëz të lënduar
-
Pensioni AHV, ushtria, buxheti: Këto janë diskutimet e vitit 2024
-
Aterrimi emergjent në Graz: Motori i Swiss-Airbus A220 tregon “model të panjohur defekti”
-
Pas korrigjimit: SBB, nga vendi i dytë bie në vendin e njëmbëdhjetë në Evropë