Lajme
Kriza energjetike: Franca me plan për çdo skenar; Gjermania, gati centralet bërthamore
Qytetarëve francezë u kërkohet të reduktojnë përdorimin e energjisë në muajt dhe javët e ardhshme për të shmangur rrezikun e shkurtimeve gjatë dimrit.
Presidenti Emmanuel Macron thotë se nevojitet një përpjekje vullnetare, por planet racionale po përgatiten “për çdo skenar”.
“Nëse të gjithë sillemi më ‘ racionalë dhe kursejmë energji kudo, atëherë nuk do të ketë ndërprerje e kufizime të energjisë. Objektivi është që nëse kemi një dimër të ftohtë, mund ta arrijmë atë nëse dimë se si të ruajmë rreth 10 % të energjisë”, thotë presidenti i Francës.
Si pjesë e solidaritetit europian, Macron tha gjithashtu se Franca po përgatitet të dërgojë gaz në Gjermani në këmbim të energjisë elektrike.
Kjo vjen pasi Rusia ndaloi rrjedhat e gazit.
Presidentja e KE-së, Ursula von der Leyen, në një postim në rrjetin social Twitter shkruan se Komisioni Europian po përgatit propozime për të ndihmuar familjet dhe bizneset në nevojë për të përballuar çmimet e larta të energjisë. Dhe, me shumë mundësi do të vendosë një kapak në gazin e tubacionit rus, duke mbështetur prodhuesit e energjisë elektrike që përballen me sfidat e likuiditetit.
Megjithatë, Gjermania, e cila është ndër anëtarët më të rrezikuara të bllokut ndaj furnizimeve me gaz rus, ka thënë se do të mbajë në gatishmëri dy centrale bërthamore.
“Për mua, përfundimi i duhur për dalë nga kjo sfidë është se duhet të mbajmë opsionin e energjisë bërthamore pas përfundimit të ciklit normal të termocentraleve bërthamore dhe se duhet t’i vendosim dy termocentralet bërthamore në Gjermaninë jugore. Ato mund të përdoren sërish ose do të vazhdojnë të përdoren nëse situata e kërkon dhe që ne nuk duhet ta privojmë veten nga kjo mundësi”, shprehet Robert Habeck, ministër gjerman i Ekonomisë./Euronews
E-Diaspora
-
Edi Rama sot takon diasporën në Londër Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, të dielën do të mbajë tubim me diasporën shqiptare në Londër....
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Mbi 12,000 raportime për fyerje Gjatë dhjetë vjetëve të fundit, raportet për fyerje në Zvicër janë rritur me 64 për qind....
-
Çfarë nisma të tjera votojnë kantonet dhe qytetet në Zvicër?
-
Zvicra voton për katër propozime kombëtare sot
-
Qeveria federale bën thirrje për kujdes: Rrugët janë të rrëshqitshme
-
Ndjekjet penale dhe falimentimi: Rritje e rrezikut për të vetëpunësuarit nga viti 2025