Fotolajmi
Kriza e refugjatëve vështirëson integrimin e të huajve në Gjermani
Problemi më i vogël janë sirianët. Ata janë më të mirë nga ajo që flitet për ta, thotë e ngarkuara për Integrimin e Qeverisë gjermane, Aydan Özoguz.
Numri i njerëzve që kanë ardhur nga bota e jashtme në Gjermani është shtuar vitet e fundit. Më shumë se dy milionë vetë erdhën në vitin 2015 në Gjermani, më pak se një milion u larguan nga Gjermania. Gjithsej në Gjermani jetojnë 17 milionë vetë me histori migrantësh, siç i quan ata tani e ngarkuara për Integrimin e Qeverisë gjermane, Aydan Özoguz. Në raportin e saj të fundit ajo ende fliste për “gjendjen e të huajave dhe të huajt”. Por meqenëse shumica e tyre kanë marrë ndërkohë një pasaportë gjermane, Özuguz i quan tani ata ndryshe.
Siç raporton DW, grupin më të madh të këtyre migrantëve e paraqesin para së gjithash qytetarët e BE-së (45%). Po ta hedhësh vështrimin në vendet e tjera të origjinës së migrantëve, grupi më i madh i atyre që erdhën gjatë vitit ishin nga Turqia (16%), nga Polonia (9,9 %) dhe nga Rusia (7,1 %). Në vitin 2015 në Gjermani erdhën para së gjithash sirianë dhe, sipas Aydan Özoguz, ata janë model për sa i përket integrimit.
Kur vjen puna për pjesëmarrje në kurset e integrimit, sirianët madje ua kalojnë edhe polakëve, e zënë vendin e parë. Refugjatët duan të mësojnë gjermanisht, të integrohen. Ndërkohë është bërë e vështirë të gjesh mësues të gjermanishtes.
Megjithëkëtë, shumë vetë i perceptojnë si kërcënim shumicën e 890.000 refugjatëve që erdhën vitin e kaluar, konstaton e ngarkuara për Integrimin. Atmosferën në Gjermani, Aydan Özoguz, e sheh si të ashpërsuar dhe të tensionuar.
“Ka përpjekje për t’i nxitur njerëzit kundër migrantëve, por kjo nuk ka të bëjë shumë më të vërtetën për ta. Kështu, për shembull, kriminaliteti te refugjatët mendohet se është shumë i lartë. Por kjo është e gabuar. Për raportin e integrimit ajo ka shfrytëzuar shifra të Zyrës së Policisë Kriminale Federale. Edhe këtu, pjesa më e madhe e migrantëve bie në sy pozitivisht”, përcjell albinfo.ch.
Zyrtarja për Integrimin e Qeverisë gjermane, Aydan Özoguz, ka analizuar dy vjetët e fundit. Me gjithë përparimet, ka edhe probleme. Që tani në Gjermani janë 440.000 fëmijë, në shtëpitë e të cilëve nuk flitet gjermanisht – tendenca është në rritje. Prindërit me arsim të pakët vazhdojnë të jenë pengesa më e madhe për shkollën dhe profesionin; për integrimin. Kësaj i shtohet që “vetëm pasja e një emri të huaj mund të bëjë që të ftohesh rrallë në intervista për vende pune”.
E-Diaspora
-
Florian Haçkaj: Një jetë përtej kufijve dhe një mision për Shqipërinë Suksesi më i madh i Lëvizjes që drejton Florian Haçkaj ishte fitorja në Gjykatën Kushtetuese të...
-
Valdete Hoti, figurë frymëzuese dhe sinonim i humanizmit
-
43 orë në bllokim trafiku për të arritur në Kosovë nga Zvicra
-
Abdixhiku aludon se nga mbi 100 mijë të regjistruar për votim nga diaspora, 40 mijë janë mbështetës të LDK-së
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
Jeta në Zvicër
-
Tarifa e urgjencës prej 50 frangash vazhdon të shkaktojë polemika Polemika po rritet në lidhje me dënimin e propozuar për njerëzit që kërkojnë kujdes mjekësor urgjent...
-
Posta në Zvicër: Rekord i dërgimit të pakove për Krishtlindje
-
Gjykata Federale merr vendim për pensionin e burrave të ve
-
Çfarë faturash duhet të paguani përpara datës 31 dhjetor, në Zvicër?
-
Zvicra ka indeksin më të ulët të mjerimit në botë