Shqipëria

Kritikohet Qeveria britanike, pasi deporton shqiptarë me aeroplanë privatë

Anglia nuk lëshon pe, dhe emigrantët që nuk kanë të drejtë të jetojnë, do të kthehen në vendlindjet e tyre.

Madje, për t’i kthyer mbrapsht në vendlindjen e tyre i shfrytëzojnë aeroplanët privatë.

Për këtë ka reaguar ashpër e përditshmja angleze “The Sun”, duke kritikuar qeverinë britanike për shpenzimet e larta, madje gjysma e vendeve në aeroplanë privat ishin bosh, përcjell albinfo.ch.

“Me aeroplanë privatë gjysmë bosh të paguar nga taksapaguesit britanikë  janë duke u depërtuar emigrantët ilegalë dhe të huajt që kanë shkelur ligjin”, shkruan e përditshmja e madhe angleze.

35 aeroplanë të angazhuar nga Home Office fluturuan për të kthyer në vendet e tyre rreth 1500 persona nga Pakistani, Xhamajka, Nigeria dhe Gana. Në një avion drejt Pakistanit ishin 29 të depërtuar dhe 62 persona nga stafi dhe 177 vende bosh. Në një udhëtim drejt Xhamajkës, u panë 42 persona që do të ktheheshin mbrapsht dhe një staf prej 138 personash.

Kurse, në një udhëtim drejt Shqipërisë, për të kthyer mbrapsht 36 persona, u mor një avion me 111 vende.

Vitin e kaluar Qeveria britanike kishte shpenzuar 2.1 milionë funte për t’i kthyer azilkërkuesit, madje në disa raste, shpenzimet ishin rritur pasi disa bileta ishin anuluar, sepse azilkërkuesve iu ishte dhënë e drejta e ankimit. 250,000 funte u deshën vetëm për të kthyer në vendin e tij vetëm një maroken.