Sport
Kritikohen Ozil dhe Gundogan që u takuan me Erdoganin
Shumë politikanë gjermanë kanë kritikuar futbollistët, duke vënë në dyshim besnikërinë e tyre ndaj vlerave demokratike të Gjermanisë
Federata e Futbollit gjerman (DFB) ka kritikuar përfaqësuesit e kombëtares, Mesut Ozilin dhe Ilkay Gundoganin për fotografitë e postuar me presidentin turk Recep Tayyip Erdogan.
Dy lojtarët me origjinë turke, të lindur në Gjermani, i kanë dhënë fanella të nënshkruara Erdoganit gjatë një ceremonie në Londër të mbajtur të dielën, raporton BBC.
“Për presidentin tim të nderuar, me shumë respekt”, ka shkruar Gundogan.
Të dy lojtarët janë duke u përgatitur për Botërorin që mbahet në Rusi, në të cilin Gjermania llogaritet favorite, ndërsa Turqia nuk është kualifikuar.
Shumë politikanë gjermanë kanë kritikuar futbollistët, duke vënë në dyshim besnikërinë e tyre ndaj vlerave demokratike të Gjermanisë, përcjell albinfo.ch.
“Futbolli dhe vlerat që mbron Federata nuk respektohen sa duhet nga Erdogani”, ka thënë presidenti i Federatës gjermane, Reinhard Grindel.
“Për këtë arsye nuk është mirë që lojtarët e përfaqësueses tonë të lejojnë të manipulohen për kampanjën e tij elektorale. Duke e bërë këtë, lojtarët tanë nuk i ndihmojnë Federatës në punën për integrim”, ka thënë ai.
Derisa drejtori i DFB-së, Olivver Bierhoff ka thënë se asnjëri prej lojtarëve nuk ishte në dijeni për simbolikën e fotos.
E-Diaspora
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit Gjykata e Qarkut e kishte dënuar vetëm me burgim me kusht por ai ishte ankuar dhe...
-
Deputeti i Parlamentit të Konfederatës Zvicerane, Islam Alijaj pajiset me pasaportë të Kosovës
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!”
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
Jeta në Zvicër
-
Inflacioni: Kush i përcakton çmimet? Çmimet vazhdojnë të rriten, por më pak se në vitet e mëparshme. Këtë e tregojnë shifrat...
-
Më shumë zyra bosh në Zvicër
-
Ushtria zvicerane shkurton shpërndarjen e uniformave për të kursyer miliona
-
2025 sjellë ndryshime lidhur me pensionet, çka duhet të dini?
-
Mashtruesit vodhën miliona subvencione për transportin publik