Shkurt.ch

Kritika për qasjen e Zvicrës ndaj refugjatëve

Endres: Të huajt në këtë vend portretohen në atë mënyrë që është pak a shumë e padenjë për njeriun

Kryetari i Komisariatit të lartë të OKB-së për Refugjatë (UNHCR) për Evropë, zvicerani Daniel Endres i ka drejtuar kritika Zvicrës dhe Evropës për debatin “denigrues” në fushë të azilit.

“Në Evropë UNHCR-ja ndodhet para njërës ndër sfidat më të mëdha në historinë e saj”, ka thënë Endres për mediet zvicerane. “Debati mbi azilin, i tillë çfarë po zhvillohet sot në Evropë injoron, në një masë bazat e të drejtave të njeriut. Vihet në pyetje solidariteti bazik me refugjatët”.

Ndërsa, sa i përket Zvicrës, ai thotë “si zviceran ndjehem veçanërisht i prekur. Të huajt në këtë vend portretohen në atë mënyrë që, për mendimin tim, është pak a shumë e padenjë për njeriun. Unë nuk mund të kuptoj se si mund të ndodhë kjo në Zvicër, vendin që ka një nam jashtëzakonisht të mirë në gjithë botën”, ka thënë më tutje Endres.

Ai e ka mbështetur pesimizmin e tij në mosgatishmërinë e vendeve evropiane për të strehuar një numër më të madh të refugjatëve nga Afrika e Veriut që po e konstaton UNHCR.

“Janë afër 800 mijë refugjatë që kanë nevojë për një atdhe të ri. Vetëm një e dhjeta e këtyre ka mundur të strehohet këtë vit, ndërsa Evropa ka pranuar vetëm disa mijëra prej tyre.