Gruaja

Kristjana Duhanaj, me veshjen e Shote Galicës, në „Face of Beauty”

Kristjana, shqiptare nga Suedia, ka valëvitur flamurin e Republikës së Kosovës në Tajlandë, shtet ky i fundit që deri tash ka njohur shtetin tonë

Kristjana Duhanaj është përfaquesja e Republikës së Kosovës që merr pjesë në garën e bukurisë “Face of Beauty International 2013”, që është duke u zhvilluar nga data 3 nëntor 2013 në Tajlandë.

Kristjana është një vajzë 19 vjeçare nga Klina dhe jeton në Suedi. Ajo do të performojë me veshjen e Shote Galicës dhe me fustanet e butikut Fashion, me pronar Flurim Kryeziun.

Kristjana Duhanaj ka valëvitur flamurin e Republikës së Kosovës në Tajlandë, shtet ky i fundit që deri tash ka njohur shtetin tonë.

Gjatë këtyre ditëve ajo ka treguar seriozitet duke fituar zemrat e vetë garueseve dhe medieve Tajlandeze, për të qenë favorite për titullin kryesor, përzgjedhja për të cilin do të mbahet më 12 Nëntor 2013.

Shpejtim Zejneli, drejtori nacional i kësaj gare për Kosovën lut shqiptarët kudo që janë, të përkrahin bukuroshen shqiptare, duke e votuar atë në Internet që të jetë fituese edhe  e votimit elektronik.

Kjo është adresa elektronike ku mund të votoni: http://www.faceofbeautyinternational.com/vote-online/