Kuriozitete
Kriptovaluta që u rrit për 560 për qind këtë vit
Bitcoin është pa diskutim kriptomonedha më e famshme dhe më e fuqishme në botë. Me një vlerë prej 70 mijë dollarësh për 1 Bitcoin, është shndërruar në një investim të sigurt për të gjithë.
Por, të paktën për këtë vit, një tjetër kriptomonedhë po ecën me ritme të jashtëzakonshme. Edhe pse në vlerë absolute është shumë më poshtë sesa Bitcoin, vetëm 4850 dollarë, Ethereum ka pësuar një rritje prej 560% në vlerë, përcjell Albinfo.ch.
Njerëzit po investojnë gjithmonë e më shumë në këto monedha, teksa ekspertët parashikojnë që vala e kësaj bote financiare të decentralizuar do të mbizotërojë mbi atë të bankave.
Në total, në tregjet virtuale, qarkullojnë kriptomonedha Ethereum me vlerë 575 miliardë dollarë, pak a shumë gjysma e Bitcoin, që vlerësohet në 1,3 trilionë dollarë. Analistët e botës së kriptovalutave po shohin një ndryshim të trendit të investitorëve, raporton CNN Business. Deri para pak kohësh, 75% e kriptomonedhave në qarkullim ishin Bitcoin, ndërsa tanimë kjo shifër ka zbritur në 50%. Kjo kryesisht edhe për faktin se Ethereum po fiton gjithnjë e më shumë terren.
Megjithatë, ekspertët rekomandojnë që investitorët t’u qëndrojnë besnik kriptomonedhave më të sigurta, Bitcoin dhe Ethereum, dhe të mos ndërmarrin investime të rrezikshme, pasi jo të gjitha kriptomonedhat kanë gjetur terren për përdorim praktik.
E-Diaspora
-
Një drekë e përbashkët në shenjë respekti dhe mirënjohjeje Takimi i fundvitit i mësuesve të shkollave shqipe në Zvicër u shoqërua me një drekë të... -
Kapen pa dokumente pesë punëtorë nga Kosova dhe Maqedonia -
Rruga e Musa Kamenicës nga refugjati te kryeparlamentari i Lozanës -
Bajram Shillova përballë flakëve: guximi që shpëtoi një jetë -
Shoqata ‘Iliria München’ shënon 25-vjetorin me muzikë dhe traditë
Jeta në Zvicër
-
Kapen pa dokumente pesë punëtorë nga Kosova dhe Maqedonia Katër shtetas të Kosovës dhe një i Maqedonisë së Veriut u gjetën duke punuar në kantier,... -
Novartis dhe Roche ulin çmimet e barnave të tyre në SHBA -
Zvicër: Kontrolle të shtuara kufitare në kufirin jugor -
Miratohet buxheti i Zvicrës: 90.4 miliardë CHF për vitin 2026 -
Rruga e Musa Kamenicës nga refugjati te kryeparlamentari i Lozanës











