Integrimi
Krimi në Menznau, shkas i bllokimit të shtetësisë për kosovarin?
Në kantonin Aargau një shqiptar i Kosovës me histori delinkuente, do të ketë vështirësi për ta marrë pasaportën e Zvicrës pasi që në parlament janë shtuar zërat që atij t`i pamundësohet kjo e drejtë
Krimi i rëndë në Menznau të Lucernit, i kryer nga një shqiptar i Kosovës me shtetësi zvicerane duket se nuk do të vonojë t`i sjellë frytet e hidhura për shqiptarët e Zvicrës. Kjo mund të dëshmohet shumë shpejt, veç tjerash, në rastin e parë të ardhshëm të natyralizimit të të huajve në kantonin Aargau. Pyetja e shtruar në opinion këtyre ditëve se si ka mundur të pajiset me shtetësinë zvicerane Viktor B., kur ai para 15 vitesh kishte pasur një dënim me kusht, do të prodhojë një ashpërsim të theksuar në procedurat e natyralizimit të shqiptarëve tash e tutje.
Kështu, në kantonin Aargau njoftohet se një shqiptar i Kosovës me një histori delinkuente, do të ketë vështirësi për ta marrë pasaportën e Zvicrës. Në Parlamentin e kantonit janë shtuar zërat që Agimit t`i pamundësohet kjo e drejtë, shkruan blick.ch. Shkak: dënimi që ai ka pasur para 11 vitesh për disa vepra penale. Në maj të vitit 2002 ai ishte dënuar 6 muaj me kusht prove për 3 vjet për vjedhje të shumëfishtë, prishje të rendit shtëpiak etj. Por, Agimi bën edhe dy herë delikte, njëherë përfshihet në një zënkë e herën tjetër për shkelje të ligjit mbi komunikacionit rrugor.
Ndonëse e ka të njohur historinë e tij, niveli kantonal e ka dërguar rekomandimin në federatë që atij t`i jepet shtetësia. Arsyetimi ka qenë i bazuar në parimin se kur dikush ka sjellje të mirë një kohë të gjatë, mund të natyralizohet përkundër historisë së tij delinkuente. “Atëbotë kam qenë i ri, mendjekehtë dhe i papërgjegjshëm”, ka shkruar Agimi në një deklarim të tij. Dhe, prej asaj kohe ai nuk ka rënë në konflikt me ligjin.
E-Diaspora
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit Gjykata e Qarkut e kishte dënuar vetëm me burgim me kusht por ai ishte ankuar dhe...
-
Deputeti i Parlamentit të Konfederatës Zvicerane, Islam Alijaj pajiset me pasaportë të Kosovës
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!”
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
Jeta në Zvicër
-
Çfarë duhet të dinë të huajt në Zvicër për opsionet e kurseve të gjuhës Pavarësisht nëse jetoni në pjesën gjermane, franceze ose italiane të Zvicrës, mësimi i gjuhës lokale është...
-
Për Eurovizionin e Kampionatin Evropian, SBB vendos 1600 trena shtesë
-
Shërbimi i teleferikëve dhe hotelet në Zvicër raportojnë dimër pozitiv
-
Në 25 vjet, Cyrihut do t’i mungojnë mbi 80,000 punëtorë
-
Zvicra e mbyll vitin 2024 me inflacion vjetor prej 1.1 për qind