Lajme
Krim makabër në Gjermani: Nëna vret 5 fëmijët e saj
Një lajm tronditës vjen nga Gjermania, ku një grua 27-vjeçare dyshohet të ketë vrarë 5 fëmijët e saj me moshën një, dy, tre, gjashtë dhe tetëvjeçare, para se edhe vetë të tentonte të vetëvritej duke u hedhur përballë një treni.
Qyteti ku ndodhi ky krim makabër quhet Solingen, i cili gjendet në afërsi të Dyseldorfit dhe Këlnit, që është i njohur historikisht vetëm për prodhimin e shpatave dhe thikave cilësore.
Autorja e këtij krimi, edhe përkundër përpjekjeve për vetëvrasje, ka mbijetuar, edhe pse paraqet plagë të rënda që po trajtohen në spital.
Ndërkohë forcat policore u njoftuan me telefon nga gjyshja e të vegjëlve, u nisën urgjentisht në banesën ku kishte ndodhur ngjarja makabre, por nuk arritën në kohë për të shpëtuar 5 fëmijët.
Nuk dihen ende arsyet e tragjedisë, por autoritetet do të mbajnë një konferencë shtypi në orët në vijim.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Abdixhiku aludon se nga mbi 100 mijë të regjistruar për votim nga diaspora, 40 mijë janë mbështetës të LDK-së Kreu i LDK-së Lumir Abdixhiku përmes një postimi në Facebook ka thënë se deri më tani...
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
-
Personalitetet Shqiptare të vitit 2024, në numrin më të ri të revistës albinfo.ch
-
Granit Xhaka është pjesë e formacionit më të mirë të vitit në Bundesliga
-
Përfundojnë pritjet në kufirin Kroaci-Serbi
Jeta në Zvicër
-
Gjeneva aktivizon planin e saj të akomodimit emergjent Ndërsa moti i ftohtë pritet të arrijë në ditët në vijim, Qyteti i Gjenevës do të...
-
Reshjet e fundit të borës nxisin fluksin turistik në Zvicër
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
-
Personalitetet Shqiptare të vitit 2024, në numrin më të ri të revistës albinfo.ch
-
Cilat destinacione do të kushtojnë më shumë nga Zvicra