Integrimi
Krijohet rrjeti i bizneseve shqiptare në Gjermani
Në Frankfurt u mbajt takimi i parë me bizneset e diasporës, ku ishin të pranishëm një numër i madh i bizneseve nga Shtutgardi
Biznesmenë nga Gjermania dhe përfaqësues të institucioneve të Kosovës janë bashkuar në Frankfurt dhe Këln të Gjermanisë, për të krijuar rrjetin e bashkëpunimit të bizneseve gjermano-kosovare. Përfaqësuesit e institucioneve kosovare edhe në këtë takim, i kanë bërë thirrje diasporës që të investojë në Kosovë.
Në këto takime që po mbahen në Gjermani, po marrin pjesë përfaqësues nga Ministria e Diasporës, Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Oda Ekonomike Amerikane, UNDP-ja, IOM-i si dhe përfaqësues të bizneseve të diasporës në Gjermani.
Në Frankfurt u mbajt takimi i parë me bizneset e diasporës, ku ishin të pranishëm një numër i madh i bizneseve te këtij qyteti dhe atyre nga Shtutgardi.
Pas fjalëve përshëndetëse të përfaqësuese të institucioneve nga Kosova dhe atyre ndërkombëtare, foli Valon Aliu, pronar i kompanisë VA-TEC nga Shtutgardi i cili përveç biznesit që e udhëheq në Gjermani kishte investuar edhe në Kosovë.
Aliu tregoi shembullin konkret të investimeve të tij, sfidat dhe sukseset që ka pasur deri tani. “U bëj thirrje të gjithë atyre që kanë pak mundësi të investojnë në Kosovë”, tha Aliu, thuhet në njoftimin e MeD.
Fillimisht mysafirët nga Kosova vizituan ordinancën “Zahnarztpraxis” me pronar Dr.Naim Osmani, i cili kishte të punësuar mbi 10 punëtorë. Pastaj iu bë vizitë kompanisë “Awr-Abbruch GmbH” pronare të së cilës ishin tre vëllezërit Viqa nga Ferizaj.
Nazmi Viqa, menaxher i kompanisë, tregoi historikun e kësaj kompanie e cila ishte ndër kompanitë më të mëdha në Gjermani e cila merret me shkatërrimin e objekteve të mëdha. Në fund të ditës vizituam Agjencinë turistik “Eurokoha”, “Albakos” dhe “Loni-Reisen”.
Në këtë konferencë merr pjesë Ministri i Diasporës, Ibrahim Makolli, ndërsa qëllimi i konferencës, siç thuhet në njoftim, është krijimi i rrjetit të bizneseve të diasporës në Gjermani.
E-Diaspora
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24 Spitex Mednest24 kontribuon në përmirësimin e cilësisë së jetës së njerëzve të moshuar ose të sëmurë...
-
Votimi në diasporë, ambasada e Kosovës në Gjermani tregon procedurën e plotësimit dhe dërgimit të fletëvotimit
-
Gjermania me numrin më të lartë të votuesve jashtë Kosovës
-
Ja si mund të votoni nga jashtë!
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit
Jeta në Zvicër
-
Informacionet kryesore në lidhje me ndalimin e ri të Rottweiler në kantonin e Cyrihut Në kantonin e Cyrihut që nga fillimi i vitit ka qenë në fuqi një ndalim i...
-
Zvicër: Ftohtë të premten, pritet bora e radhës në ultësira
-
Faturat që duhet të paguani në Zvicër para fundit të janarit
-
Banka Kombëtare e Zvicrës pret të mbyllë vitin financiar 2024 me 80 miliardë franga fitim
-
Fuqia punëtore zvicerane e prodhimit të orëve mbetet e qëndrueshme në tregun e vështirë