Shkurt.ch

Krijohet roboti më i vogël në botë

Roboti në formë të një insekti peshon më pak se një gram dhe posedon "muskuj" super të shpejtë që lëvizin krahët e tyre

Shkencëtarët në Harvard kanë krijuar një robot me madhësinë e një mize, i cili është në gjendje të bëjë të gjitha manovrat e insekteve të vërteta fluturuese, bën të ditur magazina “Science”.

Roboti në formë të një insekti peshon më pak se një gram dhe posedon “muskuj” super të shpejtë që lëvizin krahët e tyre.

“Miza robot” është krijuar nga shkencëtarët e Universitetit të Harvardit, nën udhëheqjen e Dr. Robert Wood dhe Dr. Kevin Ma, të cilët argumentojnë se këta robotë në miniaturë mund të përdoren në operacionet e shpëtimit. 

Mund të shfrytëzohen edhe në rast të katastrofave mjedisore, për të zbuluar praninë e kemikaleve në hapësirat e ngushta.

Megjithatë, për të operacionalizuar funksionimin e tyre ka nevojë për të kryer edhe hulumtime shtesë. 

“Mini roboti” fluturues ka karakteristikat e një insekti të vërtetë që shpejt mund t’i shmanget rrezikut të mundshëm.

Shkencëtarët kishin punuar në këtë projekt të veçantë për 12 vjet.