Kuriozitete
Krijohet programi që alarmon shoferët teksa përdorin telefonin
Shoferët që habiten në telefona janë fajtorë në gati 75 për qind të aksidenteve në gjithë botë, sipas hulumtuesve
Shkencëtarët e Universitetit të Waterloos kanë krijuar një algoritëm kompjuterik që tregon se kur shoferët janë duke shkruar nëpër telefona gjatë vozitjes.
Shoferët që habiten në telefona janë fajtorë në gati 75 për qind të aksidenteve në gjithë botë, sipas hulumtuesve.
“Ka ndikim të madh në shoqëri”, ka thënë Fakhri Karray, udhëheqës i hulumtimit, përcjell albinfo.ch.
Sistemi përdor kamera dhe inteligjencën artificiale për të detektuar lëvizjet e duarve që devijojnë nga sjelljet normale gjatë ngasjes së veturës. Në këtë rast shoferi është duke shkruar apo duke folur në telefon. Algoritmi më pas vlerëson shkallën e rrezikshmërisë për atë shofer, përcjell Albinfo.
Këto algoritme janë ushtruar duke përdorur teknika që njohin veprimet si shkrimi i teksteve, bisedat në telefona apo lëvizjen në kërkim të diçkaje prapa apo në dysheme.
Informatat e nxjerra nga kjo teknologji pritet të përmirësojnë sigurinë në rrugë, përmes paralajmërimeve apo alarmimeve që i bëhen shoferëve.
E-Diaspora
-
MY LASER VISION, adresa e duhur për ata që duan t`i heqin syzet MY LASER VISION – trajtim falas dhe ekip me mbi 20 vite përvojë: Klinika që po... -
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
MY LASER VISION, adresa e duhur për ata që duan t`i heqin syzet MY LASER VISION – trajtim falas dhe ekip me mbi 20 vite përvojë: Klinika që po... -
Pse në Zvicër po bëhet gjithnjë e më e vështirë të ndërroni banesë? -
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Banorët e evakuuar të Brienzit mund të rikthehen të shtunën












