Kosova
Krijohet Komiteti monitorues për zbatimin e marrëveshjes së Ohrit
Ditën e sotme është krijuar Komiteti i Përbashkët Monitorues i cili do të monitorojë dhe mbikëqyr zbatimin e Marrëveshjes Bazike për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë dhe Aneksin e Zbatimit të saj.
Siç parashihej dhe në pikën 6 të Aneksit të Zbatimit, Komiteti do të themelohej 30 ditë pas takimit të nivelit të lartë të Dialogut në Ohër, të mbajtur muajin e kaluar me datë 18 mars. Komiteti i Përbashkët i Monitorimit do të kryesohet nga Përfaqësuesi i Posaçëm i Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.
Qeveria e Kosovës njofton se do të përfaqësohet nga ambasadori i Republikës së Kosovës në Bruksel, Agron Bajrami, ndërsa Serbia nga kryenegociatori Petkoviq.
Komiteti do të mbajë takime të rregullta në Bruksel. Termat e Referencës pritet të finalizohen dhe miratohen në takimin e parë të Komitetit, i cili do të zhvillohet në javët në vijim, pas takimit të radhës të nivelit të lartë. Ndërkohë takimi i radhës i nivelit të lartë në procesin e dialogut është i planifikuar të mbahet në Bruksel, më datë 2 maj.
E-Diaspora
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin U ankua kundër dënimit me 43 muaj burg por iu shqiptua edhe masa e dëbimit për...
-
Avni Gallapeni, një krijues me vizion që lidh artin me industrinë
-
Zamfina Rexhaj vjen me një libër dygjuhësor me poezi
-
Kosova, gati për turneun “Yellow Cup” në Winterthur të Zvicrës
-
Pritjet nëpër pika kufitare, 2 orë për të dalë në Merdarë e Muçibabë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Bëhet apel për kujdes nga faqet jozyrtare për ngjitësin e autostradës 2025 Vinjeta e autostradës ekziston në formë elektronike që nga gushti 2023. Në janar, faqet e internetit...
-
Një jetë pa media sociale: së shpejti një realitet për të rinjtë?
-
Shoqata e Fermerëve është alarmuar, si “janë” fermerët zviceranë?
-
Shiu i rrezikshëm ngrirës drejt Zvicrës
-
2602 franga për 14 metra katrorë, mega-çmimi për mini-apartament në Cyrih