Kosova

Krijohet komisioni për verifikimin e mandatit të deputetëve

Në Kuvend të Kosovës ka filluar pika e parë e rendit të ditës, raporton Gazeta Express.

Si pikë e parë e rendit të ditës është verifikimi i dokumentacionit përkatës të zgjedhjeve, derisa, secili subjekt parlamentar propozon nga një deputet.

Komisioni i përkohshëm e shqyrton dokumentacionin përkatës të zgjedhjeve, ia paraqet Kuvendit raportin për vlefshmërinë e mandateve të deputetëve të Kuvendit dhe e verifikon kuorumin në mbledhjen konstituive të legjislaturës së Kuvendit.

LVV ka propozuar Albulena Haxhiun. LDK ka propozuar Armend Zemajn. PDK ndërkaq ka propozuar Ganimete Musliun. AAK ndërkaq Rasim Selmanaj. Lista Serbe ka propozuar Sllavko Simiq. Koalicioni NISMA-AKR-PD ka propozuar Albulena Balaj – Halimin. Koalicioni VAKAT ka propozuar Rasim Demiri. Partia Demokratike Turke ka propozuar Fidan Jilta. Partia Liberale Egjiptiane ka propozuar Veton Berisha. Partia e Re demokratike ka propozuar Emilia Rexhepi. Partia e Ashkalinjëve për Integrim kanë propozuar për komision Hetem Arifin. Partia e Bashkuar Gorane, Elbert Krasniqi. Partia Rome e Bashkuar ka propozuar Albert Kinolli.