Integrimi
Krijohen qendrat e bizneseve të diasporës në Amerikë dhe Kanada
Qëllimi i projektit të rrjetizimit të bizneseve shqiptare nëpër botë është përafrimi i biznesmenëve shqiptarë dhe bashkëpunimi mes tyre përmes projekteve të përbashkëta dhe investimeve në trojet shqiptare
Ministria e Diasporës e mbështetur nga IOM dhe UNDP ka vazhduar me projektin e organizimit te Diasporës përmes krijimit te qendrave te rrjetëzimit te bizneseve shqiptare nëpër botë.
Në vazhdën e këtij aktiviteti gjatë javës që e lamë pas këto rrjete u formuan në Londër, Toronto, Detroit, Chicago dhe Dallas.
Delegacionin e Ministrisë së Diasporës i Republikës së Kosovës e ka kryesuar ministri i Ibrahim Makolli, udheheqësi i departamentit për investime në diasporë, Naim Dedushaj, Ardian Spahiu nga UNDP, Robert Cansel nga IOM, drejtori ekzekutiv i Odës Ekonomike Amerikane, Arian Zeka, Irena Kashtell, Elmi Berisha e Besim Malota nga shoqata e biznesmenëve të Kroacisë dhe Nju Jorkut.
Sic raporton Illyriapress ndalesa e parë në kontinentin veriamerikan ishte Toronto e Kanadasë, qytet ky ku jeton një numër jo i vogël i bashkëkombasve tanë.
Me këtë rast u formua dega e rrjetizimit të bizneseve për Kanada dhe u zgjodh kryesia 9 anëtarëshe që do të drejtohet nga biznesmenët Bashkim Breznica kryetar dhe Afrim Gashi nënkryetar.
Gjatë qëndrimit në Toronto ministri kosovar i diasporës, Ibrahim Makolli ka takuar edhe Robert Bejns nga Këshilli për NATO i Kanadasë, i cili është edhe koordinator i shoqërisë kanadeze-shqiptare për NATO me të cilin bisedoi për bashkëpunimin dhe ndihmën e këtij këshilli për Kosovën.
Ndalesa e radhës ishte shteti Michigan, respektivisht qyteti Detroit, ku gjithashu u formua kryesia koordinuese e degës së rrjetizimit të bizneseve shqiptare për Michigan që do të udhëhiqet nga Prenk Gjokaj dhe John Goci.
Në Detroit delegacioni i ministrit Makolli vizitoi fabrikën HTC, pronë e bashkëkombasit tonë Gjergj Juncaj, fabrikë kjo që prodhon profile precize metalike që përdoren edhe në industrinë e ndërtimit të aeroplanëve, e cila zë vendin e tretë në SHBA në këtë lëmi dhe punëson rreth 200 punëtorë.
Delegacioni i Ministrisë së Diasporës qëndroi edhe në Chicago, ku gjithashtu formoi degën e rrjetizimit të bizneseve shqiptare për shtetin e Illinois.
Biznesmenët në Chicago zgjodhën kryesinë 14 anëtarëshe të shoqatës së bizneseve, që do të koordinohet nga biznesmenët Gani Ahmetaj, Valton Hoti, Sedat Sadiku, Afrim Sejdiu e Pajazit Murtishi.
Në Chicago, respektivisht në qytetin Cortland në periferi të Chicago-s u hap edhe Qendra Kulturore Shqiptaro – Amerikane. Hapjen solemne të kësaj qendre e bëri minisri Ibrahim
Makolli i shoqëruar nga bashkëpunëtorët e vet dhe aktivistë të komuitetit.
Ndalesa finale e delegacionit kosovar ishte qyteti Dallas i Teksasit, ku jetojnë një numër solid bashkëkombasish, rreth 5 mijë, por të stabilizuar mirë ekonomikisht dhe të organizuar në baza kombëtare, ku gjithashtu u formua qendra e rrjetizimit të bizneseve për Teksas.
Me këtë rast u zgjodh edhe kryesia 15 anëtarëshe e shoqatës së bizneseve, që do të koordinohet nga veprimtari, kryetar i komunitetit të Dallas-it, biznesmeni Nazar Mehmeti, Ramiz Tafilaj e Ismet Smajli do të jenë nenkryetarë, Kreshnik Bishani sekretar, Bruno Ceka arkëtar dhe Gani Fejza zëdhënës.
Qëllimi i projektit të rrjetizimit të bizneseve shqiptare nëpër botë është përafrimi i biznesmenëve shqiptarë dhe bashkëpunimi mes tyre përmes projekteve të përbashkëta dhe investimeve në trojet shqiptare
/Illyriapress&albinfo.ch/
E-Diaspora
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24 Spitex Mednest24 kontribuon në përmirësimin e cilësisë së jetës së njerëzve të moshuar ose të sëmurë...
-
Votimi në diasporë, ambasada e Kosovës në Gjermani tregon procedurën e plotësimit dhe dërgimit të fletëvotimit
-
Gjermania me numrin më të lartë të votuesve jashtë Kosovës
-
Ja si mund të votoni nga jashtë!
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit
Jeta në Zvicër
-
Vdes në burg shtetasi zviceran i arrestuar në Iran dhe i akuzuar për spiunazh Burri po mbahej me një të burgosur tjetër në një burg në qytetin lindor të Semnanit,...
-
Informacionet kryesore në lidhje me ndalimin e ri të Rottweiler në kantonin e Cyrihut
-
Zvicër: Ftohtë të premten, pritet bora e radhës në ultësira
-
Faturat që duhet të paguani në Zvicër para fundit të janarit
-
Banka Kombëtare e Zvicrës pret të mbyllë vitin financiar 2024 me 80 miliardë franga fitim