Kriza në Ukrainë
Krijohen dy rrugë përmes Polonisë dhe Rumanisë për eksportet e grurit nga Ukraina
Në territorin e Ukrainës ruhen deri në 30 milionë tonë drithë, të cilat duhet të eksportohen.
Lajmi u bë i ditur nga agjencia Reuters, e cila citon zëvendësministrin e Punëve të Jashtme të Ukrainës, Dmitry Senik.
Sipas tij, Ukraina është duke negociuar me vendet baltike për krijimin e një korridori të tretë për eksportin e ushqimit.
“Këto rrugë nuk janë ideale, por ne po bëjmë çmos për t’i zhvilluar ato”, theksoi ai në margjinat e Samitit të Sigurisë Aziatike në Singapor.
Senik vuri në dukje se në territorin e Ukrainës ruhen deri në 30 milionë tonë drithë, të cilat duhet të eksportohen.
Edhe Turqia është në negociata me Rusinë dhe Ukrainën për të hapur një korridor përmes Bosforit për eksportet e grurit nga Ukraina, deklaroi më herët një zyrtar i lartë turk, përcjell Albinfo.ch.
Portet e Detit të Zi të Ukrainës janë bllokuar që kur Rusia pushtoi Ukrainën në muajin shkurt dhe më shumë se 20 milionë tonë drithë kanë ngecur atje.
Rusia dhe Ukraina përbëjnë gati një të tretën e furnizimeve globale të grurit dhe mungesa e eksporteve nga Ukraina po kontribuon në rritjen e krizës globale ushqimore.
E-Diaspora
-
Florian Haçkaj: Një jetë përtej kufijve dhe një mision për Shqipërinë Suksesi më i madh i Lëvizjes që drejton Florian Haçkaj ishte fitorja në Gjykatën Kushtetuese të...
-
Valdete Hoti, figurë frymëzuese dhe sinonim i humanizmit
-
43 orë në bllokim trafiku për të arritur në Kosovë nga Zvicra
-
Abdixhiku aludon se nga mbi 100 mijë të regjistruar për votim nga diaspora, 40 mijë janë mbështetës të LDK-së
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
Jeta në Zvicër
-
Posta në Zvicër: Rekord i dërgimit të pakove për Krishtlindje Dita e pikut ishte 3 dhjetori. Atë ditë, punonjësit e postës përpunuan afro 1.3 milionë pako...
-
Gjykata Federale merr vendim për pensionin e burrave të ve
-
Çfarë faturash duhet të paguani përpara datës 31 dhjetor, në Zvicër?
-
Zvicra ka indeksin më të ulët të mjerimit në botë
-
Valdete Hoti, figurë frymëzuese dhe sinonim i humanizmit