Lajme
Krienz: Arrestohen katër kosovarë të dyshuar se po punonin “në të zezë”
Në fillim të kontrollimit, disa punëtorë tentuan të fshiheshin. Katër të arrestuarit ishin duke punuar për një nënkontraktor ndërtimi
Katër kosovarë të moshës 22 deri në 44 vjeç janë arrestuar në një kantier të madh në qytetin Kriens, Kantoni i Lucernit, nën dyshimin për punë të padeklaruar, transmeton albinfo.ch. Në këtë aksion janë kontrolluar gjithsej 89 persona.
Të mërkurën në mëngjes, policia e Lucernit kreu një kontroll të paparalajmëruar në kantierin e ndërtimit Eichhof West, siç u njoftua të enjten, shkruan sda.ch. Dyshohej për punë të padeklaruar.
Në fillim të kontrollimit, disa punëtorë tentuan të fshiheshin ose të largoheshin. Sipas policisë, katër të arrestuarit ishin duke punuar për një nënkontraktor ndërtimi.
Një hapësirë e re banimi dhe takimi me 270 apartamente me qira do të ndërtohet në ish-arealin industrial, Eichhof në vitet e ardhshme, përcjell albinfo.ch. Punimet e ndërtimit kanë nisur me çmontimin e objekteve të vjetra industriale.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Sot i jepet lamtumira e fundit mërgimtarit që vdiq në aksident Sot i jepet lamtumira e fundit 21-vjeçarit nga Malisheva, R.Th., i cili vdiq si pasojë e...
-
PEN Qendra e Austrisë bën bashkë shkrimtarët nga Ballkani
-
Konsulli Berisha bën bashkë komunitetet fetare dhe klerikët shqiptarë në Zvicër
-
Pas Zvicrës, Hamza do të mbajë takime me mërgimtarët në Gjermani
-
I riu kosovar humb jetën në Kroaci
Jeta në Zvicër
-
Pronarët e makinave në Gjenevë, të tronditur nga rritja e taksave Pavarësisht se votuesit ranë dakord për masën në mars – disa pronarë të makinave të Gjenevës...
-
Ndryshimet ligjore nga 1 dhjetori në Zvicër
-
Zvicër: Shpresat për marrëveshje të tregtisë së lirë me SHBA-në
-
Mocion: Sa politikanë nga Cyrihu jetojnë në banesa publike të subvencionuara
-
Projekti për zgjerimin e autostradave zvicerane, 5 miliardë franga