Kosova
Krerët e shtetit kujtojnë Kushtetutën e Kaçanikut: Ndër ngjarjet më madhore për liri e pavarësi
Kryetarët e partive opozitare në vend kanë kujtuar sot 7 shtatorin e vitit 1990, të miratimit të Kushtetutës së Kosovës, që shënoi një moment historik të drejtimit të ri të përpjekjeve për liri.
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, theksoi se ky ishte një akt guximtar që i dha zemër rezistencës qytetare kundër pushtimit serbo-jugosllav.
“Miratimi i Kushtetutës së Republikës së Kosovës, më 7 shtator 1990, në Kaçanik, shënoi një moment historik, duke i dhënë një drejtim të ri përpjekjeve të popullit për liri dhe pavarësi.
Ky ishte një akt guximtar, që i dha zemër rezistencës qytetare kundër pushtimit serbo-jugosllav. Rrugëtimi i nisur më herët, falë angazhimeve të shumë gjeneratave, që kulmuan me luftën çlirimtare, u përmbyll me krijimin e shtetit tonë të pavarur e demokratik”, shkruan ai.
Ndërkaq, Lumir Abdixhiku nga Lidhja Demokratike e Kosovës thekson se, edhe pse në rrethana të vështira të okupimit nga Serbia, elita politike dhe intelektuale e asaj kohe e grumbulluar rreth lëvizjes më demokratike, Lidhjes Demokratike të Kosovës, organizuan dhe themeluan institucionet e para demokratike të një shteti që po formohej.
“Datat si kjo, e 7 shtatorit të vitit 1990, na kujtojnë me krenari vendosmërinë dhe guximin e deputetëve të asaj kohe për aktin historik dhe gurthemelin në rrugën drejt lirisë dhe pavarësisë së Kosovë- shpalljen e Kushtetuës së Kosovës, e njohur si Kushtetuta e Kaçanikut.
Kushtetuta e Kaçanikut nuk ishte thjesht një dokument juridik; ishte një akt i fuqishëm rezistence ndaj pushtimit dhe padrejtësive që përjetonte populli i Kosovës. Ajo përfaqësonte vullnetin e palëkundur të një kombi të tërë, për të jetuar në liri dhe për të ndërtuar një shtet të drejtë, të pavarur dhe demokratik”, shkruan ai.
E-Diaspora
-
“Hendbolli na bashkon” u mbajt në St. Gallen Të shtunën është mbajtur aktiviteti i parë i projektit shumë “Handball verbindet uns – Hendbolli na...
-
Ardon Jashari fiton trofeun e tij të parë në FC Brugge
-
Kurti bashkëbisedoi me sipërmarrëse, profesioniste dhe akademike nga diaspora jonë në Zvicër
-
Interlaken: Numër i lartë i mërgimtarëve mirëpritën Kurtin
-
Kurti, para studentëve: Investimi në të ardhmen e Kosovës, investim i sigurt
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Regjistër të gjendjes civile për të lejuar drejtshkrimin më të saktë të emrave të huaj Banorët zviceranë me emra që përfshijnë karaktere të veçanta nga gjuhët evropiane të ndryshme nga gjermanishtja...
-
Sa njerëz “të varfër” jetojnë në Zvicër dhe ku?
-
Prodhuesi gjerman i veturave pritet të mbyllë fabrikat edhe në Zvicër
-
Vaksinimi kundër gripit është sërish po aq i popullarizuar sa para pandemisë
-
Studimi zbulon se më shumë metale të rënda janë zbuluar në tokën zvicerane