Kosova
Krerët e LVV-së dhe LDK-së: Thaçi ta përfundojë mandatin e presidentit
Edhe një vit e gjysmë i kanë mbetur presidentit HashimThaçi deri në përfundim të mandatit.
Thuhet se pozita e Thaçit pritet të vendoset në tavolinën e bisedimeve mes liderëve të të dy partive, që morën shumicën e votave në zgjedhjet e 6 tetorit, raporton KTV.
E gjithë kjo pas përfundimit të harmonizimit të planprogramit qeverisës mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës, këtë javë. Albulena Haxhiu, nga Vetëvendosje, ka bërë të ditur se pozita e të parit të shtetit nuk është biseduar mes partive deri më tani.
Po ashtu ajo ka shtuar se diskutimi apo jo i kësaj pozite, u takon liderëve të të dy partive.
Vënien e emrit të presidentit në tavolinën e diskutimeve mes Vetëvendosjes dhe LDK-së, Ehat Miftaraj e sheh si pjesë të demokracisë parlamentare.
Megjithatë, Miftaraj thotë se ato duhet të kenë kujdes që marrëveshja të mos lidhet me presidentin aktual.
Kujtojmë se Hashim Thaçi është zgjedhur president i vendit në prill të vitit 2016. Mandati i tij përfundon më 2021, përcjell albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Kosova, gati për turneun “Yellow Cup” në Winterthur të Zvicrës Më 4 janar prej orës 19:00 është ndeshja Zvicër – Kosovë...
-
Pritjet nëpër pika kufitare, 2 orë për të dalë në Merdarë e Muçibabë
-
FC Kosova Zürich: Stabiliteti, sukseset dhe ambiciet për të ardhmen
-
Rita Ora në New York për ndërrimin e moteve
-
Bekim Zogaj, kur “pensionimi” vjen në kulmin e karrierës
Jeta në Zvicër
-
Ka gjithnjë e më pak vende parkimi publike në qytetet zvicerane Ka gjithnjë e më pak vende parkimi në pesë qytetet më të mëdha zvicerane. Cyrihu, Bazel,...
-
Fermerët zviceranë të shqetësuar për të ardhurat dhe barrën administrative
-
Subvencionet publike për transportin publik po rriten në të gjithë Zvicrën
-
Liftet e skive kanë pasur një fillim shumë të mirë të sezonit të dimrit
-
Më shumë lindje se kurrë më parë në Spitalin Kantonal Winterthur