Storje Suksesi
Krenar Sinani, pasionin për veturat BMW e bën profesion
Krenar Sinani tregon për albinfo.ch rrugën e tij të suksesit me markën e makinave BMW, për pasionin që ai dhe shumica e shqiptarëve kanë për këtë makinë etj.
Emri i shqiptarëve në Zvicër po lakohet gjithnjë më tepër për të mirë. Falë përkushtimit dhe talentit të tyre në punën që bëjnë, na përfaqësojnë denjësisht si në biznes e po ashtu edhe në fusha të tjera. Krahas të arriturave në profesion, gjenerata e të rinjve që sot janë të integruar mirë në Zvicër, me shumë krenari dhe dashuri po e theksojnë vendin e prejardhjes.
Shqiptarët kanë treguar që dinë të integrohen kudo që janë vendosur, pa u shkëputur nga rrënjët e tyre. Këtë e dëshmon edhe Krenar Sinani, i cili e thekson me mburrje se vjen nga një fshat malor me emrin Raincë, në Luginën e Preshevës. I njohur si “Krenari i BMW-së”, ai është vlerësuar nga kompania “Binelli Group BMW” në Cyrih, si shitësi më i suksesshëm i markës së njohur të automobilave, BMW.
Krenar Sinani është rritur në Bernë ndërsa që nga viti 2000 është zhvendosur me familje në Dietikon të Cyrihut. Pasionin për veturat e tipit BMW dhe jo vetëm, sipas Krenarit është diçka qe e gjen pothuaj tek pjesa më e madhe e shqiptarëve.
“Gjithmonë kisha dëshire të kem një veturë super luksoze të tipit BMW”, shprehet ai në këtë intervistë me albinfo.ch. Pasioni për veturat tek ai kishte lindur që në moshën më të re. Dhe, për këtë arsye ai ishte orientuar që të shkollohej po në këtë lëmë.
Në vitin 2007, Krenari kishte filluar zanatin si shitës i pjesëve të automjeteve, por gjithmonë mendjen e kishte, që një ditë të ishte pjesë e një marke luksoze të automjeteve siç është BMW.
Cila ishte vetura e parë e shitur nga ai
Dëshira e madhe për të pasur dhe për të qenë pjesë e kësaj marke, e mbante atë të lidhur fort drejt arritjes së qëllimit. Gjatë shkollimit të tij, ai në fillim kishte arritur që të ishte pjesë e sektorit të furnizimit me autopjesë, tek kompania Binelli. Meqenëse entuziazmi i tij ishte parë edhe nga menaxherët, atij ju kërkua edhe një shkollim plotësues dyvjeçar për të realizuar ëndrrën e te qenit njëri prej agjentëve më të suksesshëm tek “Binelli Group”, partneri më i madh zviceran i BMW Group.
Fillimet e sukseseve të tij në këtë fushë, Krenari i kujton në një rrëfim për albinfo.ch duke sjellë në kujtesë momentin kur ai, në një sallon veturash, të organizuar në Cyrih, kishte arritur që të shiste një veturë të markës, “Skoda Octavia. Skoda pra ishte vetura e parë që mban mend ta kishte shitur, sigurisht, një moment gëzimi për të dhe shkalla e parë drejt sukseseve që nuk i ndahen, që nga viti 2013.
Koha kur kishte filluar si agjent i shitjes, për Krenarin ishte një sfidë në vete, ngase ishte i vetmi shqiptar që kishte filluar te merrej me këtë fushë. Sot, i njohur si ekspert i serisë M të BMW ai është shitësi më i suksesshëm jo vetëm në Zvicër, por sukseset e tij tashmë janë parë edhe më gjerë, gjithandej në Evropë. Krenari është i pasionuar dhe shumë i përkushtuar në punën që bën, kontakti me klientët që sot janë të shumtë, për të nuk sjellë lodhje por një dëshirë për tu shërbyer të gjithë atyre që janë të pasionuar pas markës super luksoze BMW, në Cyrih.
Kush blen veturën te Krenari, “blen” edhe përkujdesjen e tij për veturën
Falë angazhimit të tij të palodhur, viti i pandemisë nuk e ka ngadalësuar ritmin e shitjes që bën krenari i BMW-së. Madje, në vitin 2021, siç thotë ai, do ta shënojë rekordin e tij të shitjeve.
Shitësi më i suksesshëm i veturave i cilëson si klishe etiketimet se vetëm shqiptarët në Zvicër ngasin vetura të shpejta të tipit BMW. “Blerësit shqiptarë i kanë në qejf BMW-të, të bardha ose të zeza, të pajisura me të gjitha opsionet. Por, përveç kësaj, Krenari thotë duke qeshur se këto vetura i kërkojnë që të jenë edhe me çmime më të lira”. Ai thotë se, në mënyrë simbolike ata “më blejnë edhe mua” ngase ai përgjigjet për çfarëdo kërkese që kanë blerësit, edhe pasi të realizohet kontrata e blerjes.
Ai, konfirmon se blerësit shqiptarë janë më korrekt dhe të rregullt në pagesa. Rrallë ndodh t’i që ndonjërit t`i merret vetura për shkak të borxheve.
“Nuk është lehtë të merret as Leasing një veturë e shtrenjtë ngase ne aplikojmë kritere të rrepta kontrolli”, thotë Krenari duke mohuar zërat se gjithkush mund të ngasë një veturë super luksoze të tipit BMW.
Përse vetëm Leasing?
Por, përse nuk i rekomandon “Binelli Group” kreditë për blerjen e veturave por vetëm Leasing-un?. “Ne gjithmonë i mbrojmë interesat e klientëve ngase bankat gjithmonë vlerësojnë veturën me vlerën që e keni blerë e jo si me kredi, sipas të cilës vlera e veturës humb gjithmonë, posa del nga salloni i shitjes. Më tutje, sigurimi është i plotë “Full Casco”, pastaj garancia 4 vjeçare dhe servisimi falas 10 vjet, sqaron specialisti shqiptar i M-BMW serive.
Vlera e veturave të këtilla kap shifrën deri 300 mijë frangash ndërsa shqiptarët kanë gjithmonë pasion të blejnë veturat me paketën M të BMW-së. Si një adhurues i madh i kësaj marke, Krenari ka porositur për vete BMW-M5. Vetura të këtij lloji janë vetëm 5 në tërë Zvicrën. Ndërsa, si i ri, me të mbushur 18 vjet, ai kishte marrë një Mini Copper, dhuratë që i kishte bërë babai i tij.
Eksperti shqiptar i M serive i adhuron befasitë e prindërve shqiptarë që i bëjnë fëmijët e tyre. “U shkëlqejnë sytë kur i zbulojnë veturat e tyre”, thotë ai.
“Ka shqiptarë të tillë që nuk guxojnë të blejnë automjete M vetëm për shkak të shefave të tyre”, thotë ai.
Krenarin mund ta takoni vetëm nëse siguroni një termin përndryshe ai mbetet shitësi më i kërkuar i BMW-së.
I vlerësuar nga partnerët dhe klientët
Ata që sot e njohin dhe punojnë me Krenarin, mund ta përshkruajnë atë si një djalë i hareshëm, që i njeh shumë mirë veturat BMW deri në detajet më të vogla. Me njohuritë e tij të thella në sektorin e automobilave, ai i kishte bindur edhe kompanitë të mëdha për të lidhur partneritet me Binelli Group në Cyrih.
Ndërsa për Krenarin kanë vetëm lëvdata edhe klientët e tij shqiptarë.
Për shembull, çifti Kqiku nga Kamenica me vendbanim në Rümlang të Zvicrës që sapo kanë blerë veturën e ëndrrave në sallonin e Binelli Group në Cyrih. Po përse pikërisht nga Krenari?.
“Krenari është shitësi më i mirë që kam takuar ndonjëherë”, thotë z.Kqiku derisa e provon BMW 840i Gran Coupe, të cilën tashmë ishte përcaktuar ta blejë. Ai thotë me krenari se nuk e ndërron BMW-në me asnjë veturë tjetër ngase është e dashur si për të rinj edhe për të moshuar.
Krenari është i martuar dhe ka një vajzë 3 vjeçare ndërsa për punën e tij të suksesshme ai ka falënderuar edhe familjen që e ka mbështetur gjithmonë në këtë biznes.
Biografi e shkurtë:
- Emri e mbiemriKrenar Sinani
- Prejardhja:Raincë, Lugina e Preshevës
- Vendi ku vepron:Cyrih
- Profesioni:Shitës i veturave
E-Diaspora
-
Frankfurt: Agnesa Kolica, fituese e “Çmimit për Integrim” Ky çmim është një shembull i shkëlqyer për diasporën tonë...
-
Gjermani: Festohet 112-vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë
-
Një yll në ngritje: Fiona, sopranoja e verbër, me zë brilant
-
Londër: Shënohet 112-vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë
-
Pesë gjeodetë nga Kosova magjistrojnë në Vjenë
Jeta në Zvicër
-
I kanë marrë priftit 300 mijë franga, me mashtrim: Dënohen dy kosovarë Gjykata ka konfirmuar se prifti ishte treguar naiv, nisur nga vetë misioni i tij, por se...
-
Zvicër: Më shumë fuqi vjen nga dielli
-
Nesër, në Cyrih, protestë e heshtur kundër paraqitjes së Vuqiçit në Zvicër
-
Realizimi i pagës minimale të planifikuar në Cyrih ballafaqohet me pengesa
-
Zvicra përpiqet të tërheqë sa më shumë milionerë