Gruaja
Kreatorja e tortave të paharrueshme merr përvojë zvicerane
Torta me dizajne unike që shpalosin frymëzim dhe shije duke dëshmuar çdo herë punën e kujdesshme dhe cilësinë e lartë të çdo përbërësi. Kjo është filozofia e “Rudi’s Cake Factory”, brend tashmë i njohur në Kosovë për listën e pasur të tortave, ëmbëlsirave, si dhe produkteve të tjera nga brumi e çokollata.
Tortat e “Rudi’s Cake Factory” janë të veçanta jo vetëm nga shija dhe pamja. Rudina, themeluesja e këtij biznesi dhe “artistja” prapa recetave unike sigurohet që çdo përbërës të jetë i cilësisë më të lartë, por edhe i shëndetshëm. Qëllimi është që klientët të përjetojnë kënaqësinë e konsumimit të ëmbëlsirave përmes krijimeve të saj të shëndetshme.
Rudina Qosja, ekonomiste me pasion për gastronominë e rafinuar dhe sidomos për ëmbëlsirat, e nisi këtë aktivitet pak vite më parë, duke sjellë në Prishtinë receta të sofistikuara nga bota. Rudina ka ndjekur trajnime dhe specializime të shumta në Evropë dhe SHBA, si L’école Lenôtre në Paris apo L’école Valrhona në Nju Jork. Këtë përvojë nga kultura të ndryshme dhe specializim Rudina e shpalos jo vetëm në tortat dhe produktet që krijon, por edhe e përcjell më tutje si trajnere e patiçierëve të rinj, duke i përkrahur ata edhe për themelimin e bizneseve të tyre.
Si një ndërmarrëse e guximshme dhe përplot entuziazëm, Rudina vazhdimisht investon në zgjerimin dhe avancimin e biznesit të saj, por edhe tek vetja, për të qenë në hap me trendet më të reja dhe për të mësuar nga përvoja e pastiçierëve me përvojë botërore.
Për disa javë, Rudina bashkëpunoi me Josef Schärli, një mastershef dhe pastiçier nga Zvicra. Gjatë këtyre javëve, eksperti zviceran ndau me Rudinën përvojën e tij, receta unike dhe teknika të prodhimit. Ky bashkëpunim u mundësia përmes shërbimit Senior Expert Contact të organizatës zvicerane Sëisscontact. Qëllim i këtij shërbimi është që biznese të ndryshme në Kosovë të përfitojnë nga përvoja e ekspertëve zviceranë nga fusha të ndryshme.
Tani, Rudina po përgatitet ta pasurojë edhe më tej listën e produkteve të saj me biskota, çokollata me shije të ndryshme dhe brumë të prodhuar nga fruta arrore. Me fokusin e saj tek produktet natyrore, recetat e shëndetshme dhe të shijshme, pasioni për punë, “Rudi’s Cake Factory” është shndërruar në një brend të fuqishëm të Kosovës.
E-Diaspora
-
Nga llamba e vajgurit tek energjia që ndriçon Zvicrën, rruga frymëzuese e Xhevdet Gashit dhe ALBASOLAR Nga rrënjët modeste tek frymëzimi për energjinë diellore...
-
“K’cimi i Tropojës”, piktori Gazmend Freitag dhe magjia e trashëgimisë kulturore shqiptare
-
Gjykata Federale ndalon dëbimin e kosovarit: Djali i tij është invalid i rëndë
-
A e keni ditur që hiti për Krishtlindje është xhiruar para 40 vitesh në Zvicër?
-
Borë në kantonet Schwyz dhe Bernë të Zvicrës
Jeta në Zvicër
-
Sa e rëndësishme është marrëveshja e BE-së për ekonominë tonë të eksportit? Certifikimi kërkohet për shitjen e shumë mallrave zvicerane në BE. Pa një marrëveshje të re, ekziston...
-
Gripi sezonal, në rritje në Zvicër
-
Rrezik i lartë nga orteku, linja hekurudhore Oberalp ende e ndërprerë
-
Nga llamba e vajgurit tek energjia që ndriçon Zvicrën, rruga frymëzuese e Xhevdet Gashit dhe ALBASOLAR
-
Synohet ulja e shpejtësisë në autostradat zvicerane