Kosova

Krasniqi: Prekazi është vendi ku mësohen brezat e ardhshëm se si luftohet e sakrifikohet për atdheun

Mes shumë personalitetesh të cilët shkuan për nderime në varrezat e Jasharve në Prekaz, atje qëndroi sot edhe kampioni shqiptar i boksit, Robin Krasniqi. Ai tha se Prekazi është vendi i frymëzimit të brezave të tërë.

“Sot ishim në Prekazin e Adem Jasharit, në Prekazin e Ahmet Delisë e Tahir Mehes ishim aty ku gjaku solli lirin ku jeta nuk vlenë asgjë pa lirin e atdheut, ishim në vendin e frymëzimit që të mësohen brezat e ardhshëm se si luftohet e sakrifikohet për atdheun, dhimbjen dhe lotin tonë e lante mikpritja e Bacës së shqiptarisë të madhit Rifat Jasharit, i cili na priti e na përcolli si Mic Sokoli i cili nuk i lëvizte qerpiku edhe pse nga dritarja e tij e kullës shihej një lendinë varre. Zoti e bekoftë familjen Jashari, Bacën tonë Rifatin dhe gjithë shqiptarinë !”, ka shkruar Krasniqi.