Kosova
Krasniqi: Nuk kemi pranuar asnjë njoftim zyrtar për kërkesën për dorëheqje të kryetarëve në veri
Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL), Elbert Krasniqi, ka njoftuar se asnjë kërkesë për shkarkimin e kryetarëve nuk është bërë sipas rrugëve administrative.
“Ju njoftojmë se në Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal nuk kemi pranuar asnjë njoftim zyrtar në lidhje me këtë nismë nga Kryesuesit e Kuvendeve Komunale të Komunave respektive apo anëtarët e grupit iniciues, siç parashihet me këtë Udhëzim Administrativ”, ka shkruar Krasniqi.
Ai ka përsëritur edhe një herë këto procedura që qytetarët serbë mund t’i ndjekin:
“Secili qytetar apo grup qytetarësh me të drejtë vote në komunën përkatëse ka të drejtë të ndërmarrë iniciativën për largimin e kryetarit të komunës. Kërkesa për largim duhet të nënshkruhet nga të paktën 20% e votuesve me të drejtë vote dhe duhet t’i përmbajë të gjitha elementet dhe të dhënat sipas këtij Udhëzimi Administrativ. Qytetarët e interesuar për inicimin e kësaj procedure themelojnë grupin nismëtar, i cili para se të fillojë mbledhjen e nënshkrimeve, duhet të njoftojë Kryesuesin e Kuvendit Komunal, i cili më pas njofton MAPL-në dhe KQZ-në. Jemi në dijeni rreth raportimeve në media se janë mbledhur nënshkrime nga ‘një grup nismëtar’”, shkruan ministri, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Don Marjan Marku: Të promovohet dialogu ndërfetar dhe ndërkulturor Në mesin e trembëdhjetë kandidatëve për postin vakant të ipeshkvit të St. Gallenit është edhe prifti shqiptar,...
-
Shfaqet në Zvicër filmi i Bujar Alimanit, “Fluturat”
-
Çiftit kosovar i refuzohet tri herë pasaporta zvicerane: A do ta kërkojë sërish?
-
“Time” e përfshin shqiptaren Mira Murati në majë të listës së njerëzve që po bëjnë revolucion
-
Irma Kurti shpallet “Poetja e muajit” nga revista britanike “The seventh quarry”
Jeta në Zvicër
-
Saastal: Vazhdon evakuimi i turistëve dhe pastrimi i terrenit Helikopterët Air Zermatt ishin në gjendje të transportonin njerëz të premten midis orës 4 dhe 19:00,...
-
Sa kushton administrimi i aseteve të fondit pensional?
-
Kushtetuta e re kantonale synon t’i bëjë komunat më të pavarura
-
Shitja e cigareve elektronike është e ndaluar në kantonin Jura
-
Xhaka mungon kundër Spanjës, Yakin tregon se kush do e zëvendësojë