Lajme
KQZ refuzon 87 aplikacione nga diaspora, aprovon 1208
KQZ- ja ka sqaruar se sipas të dhënave nga shërbimi votues, deri më 22 korrik janë pranuar 1 295 aplikacione për t’u regjistruar si votues jashtë Kosovës, prej të cilave janë aprovuar 1 208, ndërsa 87 të tjera jo, pasi nuk kanë plotësuar kriteret juridike.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po mban mbledhjen. Në mungesë të kryetarit Kreshnik Radoniqi, kryesimin e mbledhjes po e udhëheq Alim Rama.
Aty u bë e ditur se KQZ ka aprovuar 1208 aplikacione për regjistrimin e diasporës për të votuar në zgjedhjet lokale.
Sipas kryeshefit të sekretariatit të KQZ-së, Burim Ahmetaj, interesimi më i madh për t’u regjistruar është nga Gjermania.
Mbledhja e KQZ-së është duke vazhduar.
E-Diaspora
-
Gjermania e Zvicra prijnë me numrin e të regjistruarve për votim nga diaspora 107,158 votues nga diaspora kanë aplikuar për votim në zgjedhjet e përgjithshme të 9 shkurtit të...
-
Një neurokirurg akademik shqiptar, në mes të Kolorados dhe Bazelit
-
Florian Haçkaj: Një jetë përtej kufijve dhe një mision për Shqipërinë
-
Valdete Hoti, figurë frymëzuese dhe sinonim i humanizmit
-
43 orë në bllokim trafiku për të arritur në Kosovë nga Zvicra
Jeta në Zvicër
-
Migros viktimë e kriminelëve kibernetikë që ua keqpërdorin logon Paralajmërimi nga Zyra ndërkantonale Zvicerane për Parandalimin e Krimit (SKP) erdhi pak para Krishtlindjeve: “Përpjekjet për...
-
Si do të ndikojnë te qytetarët ndryshimet në ekonominë zvicerane në vitin 2025?
-
Ҫfarë mund të prisni në Zvicër në vitin 2025?
-
Taksat e turizmit shtohen në koston e pushimeve të skive në Alpet zvicerane
-
Aplikimi për patentë shoferë, një hap me rrezik të lartë për të moshuarit