Kosova

KQZ-ja vendos që 149 vendvotime të tjera të rinumërohen

Komisioni Qendror Zgjedhor ka marrë vendim të rinumërohen edhe 149 vendvotime.

Duke qenë se KQZ-ja në fillim kishte vendosur të rinumërohen 314 vendvotimeve, tash sipas tyre, janë edhe 149 vendvotime të kësaj natyre, që duhet të rinumërohen.

Tashmë, Komisioni Qendror Zgjedhor, në një konferencë për media, kanë bërë të ditur se numërimi i votave me kusht pritet të fillojë ditëve të ardhshme.