Kosova
KQZ-ja publikon listën e qendrave të votimit për zgjedhjet e 9 shkurtit
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njoftoi se ka publikuar listën e qendrave të votimit për zgjedhjet parlamentare që do të mbahen më 9 shkurt 2025, përcjell albinfo.ch.
KQZ-ja ka bërë me dije se numri i qendrave të votimit është 941, ku nga një qendër për komunë do të jetë për votim me kusht. Lista është publikuar edhe në uebfaqen e Komisionit Qendror.
Gjithashtu, shtetasit me të drejtë vote mund ta mësojnë qendrën e votimit e tyre në platformën e KQZ-së.
“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton se është publikuar lista e Qendrave të Votimit për Zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës, të cilat do të mbahen më 9 shkurt 2025. Sipas vendimit të KQZ-së, numri i Qendrave të Votimit në 38 komuna të Republikës së Kosovës, ku do të zhvillohet procesi i votimit është 941, prej të cilave 38, nga një e tillë për çdo komunë, do të shërbejnë vetëm për votimin me kusht”, thuhet në njoftim. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
FC Kosova Zürich: Stabiliteti, sukseset dhe ambiciet për të ardhmen Kjo periudhë e suksesshme shënoi një hap të rëndësishëm për klubin që vazhdon të rritet dhe...
-
Rita Ora në New York për ndërrimin e moteve
-
Bekim Zogaj, kur “pensionimi” vjen në kulmin e karrierës
-
Xhaka, me transplant të flokëve në Prishtinë
-
1 orë pritje për të dalë nga Kosova
Jeta në Zvicër
-
Çfarë dihet deri më tani për uljen emergjente fatale të avionit zviceran? Më shumë pyetje po lindin për dështimin mekanik që kishte detyruar një aeroplan SWISS të bënte...
-
Vendpushimet e skive zvicerane regjistrojnë numër rekord vizitorësh
-
Transport publik falas për të rinjtë në Gjenevë
-
Ligji i ri për blerjet ndërkufitare
-
Nga sot në fuqi: Ndalohet mbulimi i fytyrës në Zvicër