Lajme

KQZ-ja pritet të zgjasë kohën për verifikim të votuesve nga diaspora

Sipas burimeve të albinfo.ch brenda KQZ-së, pas pak në një mbledhje që do të mbahet pritet të merret vendim për  zgjatjen e kohës për thirrjen dhe verifikimin e votuesve të regjistruar nga e mbarë diaspora.

Vlen të theksohet se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) sot ka bërë tërheqjen e shortit për renditjen e subjekteve politike në fletëvotimin e zgjedhjeve të 14 shkurtit 2020.

Pas tërheqjes së shortit, Lëvizja Vetëvendosje (LVV) do ta ketë numrin 127 në fletëvotim, Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) do ta ketë numrin 132, Partia Demokratike e Kosovës (PDK) do ta ketë numrin 134, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) do ta mbajë numrin 135, Nisma Socialdemokrate do ta ketë numrin 121 dhe Lista Serbe 119.