Lajme

KQZ: Secili mërgimtar që nuk përgjigjet në telefon, nuk i lejohet votimi

Në një dokument të fundit, Komisioni Qendror Zgjedhor ka marrë vendim për verifikimin e të gjithë votuesve nga diaspora, që aplikojnë për t’u regjistruar si votues në zgjedhjet e 14 shkurtit në Kosovë, transmeton albinfo.ch.

“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të konfirmojë të gjithë personat që aplikojnë për t’u regjistruar si votues jashtë vendit. Periudha për regjistrimin e voutesve jashtë vendit do të fillojë më 13 janar dhe do të përfundojë më 21 janar (ora 18:00)”, thuhet në vendimin.

Sipas KQZ-së, ky institucion do të verifikojë procesin e aplikimit për regjistrim, duke i kontaktuar të gjithë aplikuesit përmes telefonit.