Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se ka kryer të gjitha përgatitjet për rrethin e dytë të zgjedhjeve. Nesër pritet të jenë të hapura gjithsej 1 777 vendvotime, në 614 qendra të votimit, ndërsa të drejtë vote në këtë garë kanë 1 milion e 353 mijë e 613 votues, njofton rtklive.com. Edhe Policia e Kosovës ka njoftuar se i ka ndërmarrë të gjitha masat për të ofruar siguri gjatë zhvillimit të zgjedhjeve.
Një ditë para zgjedhjeve Komunale, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i ka përmbyllur përgatitjet për rrethin e dytë të zgjedhjeve që do të mbahen nesër në 19 komuna si dhe rivotimi në Komunën e Parteshit.
Numri i votuesve në 19 komunat që nesër kanë të drejt vote është 1 milion e 353.613. Ata janë të shpërndarë në 614 qendra të votimit me gjithsejtë 1.777 vendvotime.
Me qëllim të ruajtjes së rendit dhe sigurisë publike, mbarëvajtjes së procesit zgjedhor për balotazh, do të angazhohet një numër i mjaftueshëm i zyrtarëve policorë të profileve të ndryshme, që u përkasin njësiteve të ndryshme brenda Policisë së Kosovës. Policia e Kosovës përmes një njoftimi për medie u bëri thirrje të gjithë drejtuesve të subjekteve politike dhe qytetarëve që për çdo informacion të dyshuar ta njoftojnë Policinë e Kosovës, në mënyrë që të ndërmerren masat ligjore, me qëllim të mbrojtjes së votës së qytetarëve.