Lajme
Kouchner shpreh dyshime mbi raportin “Marty”
Në një intervistë për BBC-në ish-shefi i misionit të UNMIK-ut në Kosovë, Bernard Kouchner duke bërë fjalë për raportin “Marty” është shprehur me skepticizëm. “Jam shumë skeptik në lidhje me realitetin e akuzave për trafikim të organeve”. Ai ka theksuar se misioni i BE-së në Kosovë, EULEX, kishte mjetet dhe mandatin për të hetuar provat që mund të ekzistonin në lidhje me këtë çështje.
“Reagimi im i parë, dhe unë e lexova atë me shumë kujdes, është se jam shumë skeptik në lidhje me realitetin e këtyre akuzave për trafikim të organeve, por reagimi im i dytë është: le t’i hetojnë ato”, tha Kouchner. “Krim i organizuar, trafik, sigurisht, makina dhe drogë, sigurisht që ishim të vetëdijshëm, por për trafik organesh ne nuk ishim aspak në dijeni, dhe duket se është e vështirë të besohet, prandaj jam skeptik”, shtoi ai.
Kouchner, i cili ka qenë shef i UNMIK-ut menjëherë pas luftës në Kosovë në vitin 1999, ka hedhur poshtë pretendimet në raportin e Marty, ku thuhet se zyrtarët perëndimorë “kanë bërë një sy qorr” në lidhje to.
E-Diaspora
-
FC Kosova Zürich: Stabiliteti, sukseset dhe ambiciet për të ardhmen Kjo periudhë e suksesshme shënoi një hap të rëndësishëm për klubin që vazhdon të rritet dhe...
-
Rita Ora në New York për ndërrimin e moteve
-
Bekim Zogaj, kur “pensionimi” vjen në kulmin e karrierës
-
Xhaka, me transplant të flokëve në Prishtinë
-
1 orë pritje për të dalë nga Kosova
Jeta në Zvicër
-
Transport publik falas për të rinjtë në Gjenevë Banorët e Gjenevës deri dhe duke përfshirë moshën 24 vjeç tani do të mund të përdorin...
-
Ligji i ri për blerjet ndërkufitare
-
Nga sot në fuqi: Ndalohet mbulimi i fytyrës në Zvicër
-
Kush është Karin Keller-Sutter, presidentja e re e Zvicrës?
-
Fjalimi i Presidentes Keller-Sutter: Vlerëson modestinë zvicerane