Kosova

Kosovës i ikin mjekët, derisa ka nevojë për 5 mijë punëtorë shëndetësorë

Syla theksoi se numri i mjekëve për kokë banori në Kosovë, është shumë i vogël

Kryetari i Federatës Sindikale të Shëndetësisë, Blerim Syla ka thënë së Kosovës i nevojiten edhe 5000 punëtorë shëndetësorë.

Syla theksoi se numri i mjekëve për kokë banori në Kosovë, është shumë i vogël.

Siç tha ai të gjithë punën në sektorin e shëndetësisë e kryejnë 14.700 punëtorë shëndetësorë, i cili numër sipas tij, nuk është i mjaftueshëm.

“I kemi mangët 5000 punëtorë shëndetësorë. Numri për kokë të banorëve për mjek në Kosovë është shumë i vogël. Këto janë fakte. E punën e të gjithëve e kryejnë 4070 punëtorë shëndetësorë”, ka thënë Syla.

Sipas tij, Kosova nuk e ka luksin që t’i lëshojë punëtorët shëndetësorë të punojnë jashtë vendit, raporton “RTV Dukagjini”.

Kryetari i Federatës Sindikale të Shëndetësisë, potencoi se urgjentisht ky problem duhet të kthehet në një problem nacional, përcjell albinfo.ch.

“Këta dalin e thonë që ka shëndetësi pa pare, por kjo nuk është e vërtetë. Financimi duhet të jetë i qëndrueshëm. Le t’i heqin disa kilometër asfalt e të kontribuojmë në shëndetësi”, tha ai.

Çdo i treti punëtor shëndetësorë, sipas Sylës është në stres shëndetësor.

“Si mund të prihet punë e mirë në shëndetësi kur nuk e kemi mirë gjendjen e mirë të punëtorëve, psiko-fizike”, u shpreh ndër të tjera, kryetari i Federatës Sindikale të Shëndetësisë, Blerim Syla.