Kosova
Kosovë:Në konvikte sot vendosen edhe 107 qytetarë që do të kthehen nga Zvicra
Mbi 100 shtetas të Kosovës do të kthehen sot nga Zvicra.
Menjëherë pas kthimit ata do të vendosen për 14 ditë në Qendrën e Studentëve, e cila është lëshuar për karantinë me vendim të Qeverisë së Kosovës. Aktualisht, në Qendrën e Karantinës janë të vendosur 265 persona.
Për gjendjen në këto konvikte dhe kapacitetin e tyre ka dhënë detaje drejtori i Qendrës së Studentëve, Fatmir Sfishta.
Sfishta ka thënë për mediat kosovare se deri tani nga Qendra e Karantinës janë liruar mbi 700 qytetarë, të cilët kanë qëndruar atje për dy javë.
“Qytetarë të cilët janë liruar pas dy javësh karantinimi dhe të cilët kanë rezultuar negativë në testin për Covid-19 deri më tash janë mbi 700. Sot janë liruar 44 qytetarë”, ka deklaruar Sfishta.
Ai ka treguar se aktualisht nëpër konvikte janë të vendosur 265 persona. Ata janë të akomoduar në katër konvikte, që janë të vetmet që i plotësojnë kushtet për karantim.
Në këto konvikte do të vendosen sot edhe 107 qytetarë që do të kthehen nga Zvicra.
“Për momentin i kemi të vendosur 256 persona. Sot gjatë ditës e presim një kontigjent nga Zvicra me 107 qytetarë. Duke u bazuar në rekomandimet e IKPSHK-së, Qendra e Studentëve ka në dispozicion 4 konvikte të cilat i plotesojnë kushtet për karantinim. Konviktet të cilat po shfrytezohen janë konviktet 3, 6, 7 dhe 8”, thuhet në përgjigjet e Sfishtës drejtuar Gazetës Express.
Sipas Sfishtës, në konvikte mund të karantinohen deri në 500 persona. Me vendosjen e të kthyerve nga Zvicra, do të ketë vend vetëm edhe për rreth 150 persona.
“Duke i respektuar rekomandimet e IKPSHK-së për vendosjen e qytetarëve në konvikte, kapaciteti i përgjithshëm është rreth 500 vende”, ka deklaruar Sfishta.
Ndryshe, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka konfirmuar 51 raste të reja me COVID-19.
“Sot më 19 prill 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 295 mostra të marra nga Klinika Infektive, gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren si dhe nga karantina në Qendrën studentore. Me SARS-CoV-2, janë diagnostikuar gjithsej pesëdhjetë e një (51) raste”, ka njoftuar Instituti.
Me rastet e konfirmuara mbrëmë, numri i të infektuarve në gjithë vendin shkon në 561.
Në mesin e tyre, 102 pacientë janë shëruar, ndërsa 12 persona kanë vdekur.
Më qëllim të parandalimit të përhapjes së sëmundjes Covid-19, që shkakton koronavirusi, të mërkurën në Kosovë kanë hyrë në fuqi masat e reja të qarkullimit të qytetarëve.
Bazuar në masat e vendosura nga Ministria në detyrë e Shëndetësisë, qytetarët mund të dalin nga shtëpitë e tyre vetëm për 90 minuta në ditë, me qëllim furnizimi.
Orari i daljes është i organizuar në shtatë grupe, nga ora 07:00 deri në 22:30, dhe përcaktohet nga numri i parafundit personal në letërnjoftim.
Këto masa do të vlejnë deri më 4 maj, porse do të shqyrtohen në varësi të rezultateve, jo më vonë se data 30 prill.
E-Diaspora
-
Valdete Hoti, figurë frymëzuese dhe sinonim i humanizmit Valdete Hoti dhe Shoqata “Parandalo”, të cilën ajo e drejton, dëshmojnë se edhe një iniciativë e...
-
43 orë në bllokim trafiku për të arritur në Kosovë nga Zvicra
-
Abdixhiku aludon se nga mbi 100 mijë të regjistruar për votim nga diaspora, 40 mijë janë mbështetës të LDK-së
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
-
Personalitetet Shqiptare të vitit 2024, në numrin më të ri të revistës albinfo.ch
Jeta në Zvicër
-
Çfarë faturash duhet të paguani përpara datës 31 dhjetor, në Zvicër? Fundi i vitit është vetëm disa ditë larg, dhe për shumicën e njerëzve në Zvicër kjo...
-
Valdete Hoti, figurë frymëzuese dhe sinonim i humanizmit
-
Gjeneva aktivizon planin e saj të akomodimit emergjent
-
Reshjet e fundit të borës nxisin fluksin turistik në Zvicër
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës