Uncategorized

Kosova U-21, me humbjen e pestë rresht

Përfaqësuesja U-21 e Kosovës në futboll ka vazhduar me humbje. Shpresat e Kosovës të premten mbrëma në “Fadil Vokrri” pësuan nga Austria me rezultatin 1:0. Ndeshja u takoi eliminatoreve për “Euro 2021”.

Për Kosovën U-21 është humbja e pestë rresht, pas dy fitoreve fillestare. Loja ishte e hapur me raste nga të dy palët, por realizuan vetëm austriakët. Marco Gruell shënoi golin e vetëm në minutën e 86-të pas një aksioni të rrjedhshëm dhe reagimit të plogësht të mbrojtjes së Kosovës.

Kosova mbetet e parafundit në grup, me vetëm gjashtë pikë.