Kosova

QKUK: 14 persona presin rezultatet, 3 të tjerë drejt shërimit

Drejtoresha e Klinikës Infektive në QKUK, Lindita Ajazaj-Berisha, ka dhënë detaje të reja për personat e prekur me koronavirus, në një konferencë për media.

 

Ajazaj-Berisha ka pohuar se nga Klinika Infektive sot gjatë dites pritet të lirohet 3 pacientë, ku sipas saj janë drejt shërimit.

Nga kjo klinikë kanë thënë po ashtu se personi i vdekur mbrëmë është nga komuna e Suharekës, ku i njëjti kishte edhe probleme të tjera shëndetësore.

“Sot nga klinika do të lirohen 3 pacientë, të cilët janë drejt shërimit. Mund të themi se gjatë 24 orëve të fundit kemi humbur një pacient, ku i njëjti kishte edhe probleme të tjera kardiake. Viktima ka qenë i moshësh 69-vjeçare”, ka thënë Ajazaj-Berisha.

Ndër të tjera, ajo ka theksuar se në Klinikën Infektive po presin 14 persona rezultatet për COVID-19.

Ajo tutje ka thënë se 3 persona janë në gjendje kritike.

“39 raste janë në gjendje stabile, 12 janë me oksigjenoterapi por në gjendje stabile, 3 raste janë në mjekim intensiv, 2 prej tyre të intubuar dhe 1 me oksigjenoterarpi, por në gjendje stabile”, ka thënë ajo.

Ajo ka thënë se 5 infermiere janë të prekura me koronavirus.

“5 infermiere janë të prekura me covid, 2 janë shëruar, 1 është drejt shërimit, presim edhe mostrën e dytë, dhe 2 janë në gjendje stabile”, ka deklaruar drejtoresha e klinikës.