Kosova
Kosovë: 11 të infektuar, në gjendje të rëndë
11 pacientë të infektuar me koronavirus janë në gjendje të rëndë, njofton Klinika Infektive.
“11 nga pacientët e shtrirë janë me oksigjeno-terapi, pra në gjendje të rëndë, ndërsa dy të tjerë në kujdesin intensiv. Nga këta të fundit, është edhe një shtatzënë, për të cilën është raportuar ditë më parë, rast i konfirmuar me korona virus”, ka thënë infektologu Murat Mehmeti.
Në Klinikën Infektive janë duke u trajtuar 51 pacientë të konfirmuar me Covid-19. Ndërsa, për nëntë të tjerë priten rezultatet gjatë ditës së sotme.
Gjatë ditës së sotme është shënuar viktima e dymbëdhjetë, i cili ka qenë i infektuar me koronavirus. I njëjti kishte jetuar në Ferizaj, dhe ishte vozitës në kampin e “Bondsteel”.
79 pacientë, të cilët janë shëruar deri më tani, ndërkaq numri total i personave të infektuar deri pasditen e së premtes është 449.
E-Diaspora
-
Valdete Hoti, figurë frymëzuese dhe sinonim i humanizmit Valdete Hoti dhe Shoqata “Parandalo”, të cilën ajo e drejton, dëshmojnë se edhe një iniciativë e...
-
43 orë në bllokim trafiku për të arritur në Kosovë nga Zvicra
-
Abdixhiku aludon se nga mbi 100 mijë të regjistruar për votim nga diaspora, 40 mijë janë mbështetës të LDK-së
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
-
Personalitetet Shqiptare të vitit 2024, në numrin më të ri të revistës albinfo.ch
Jeta në Zvicër
-
Zvicra ka indeksin më të ulët të mjerimit në botë Zvicra shënon një shkallë të ulët papunësie dhe një rritje shumë të ulët të çmimeve. Kjo...
-
Valdete Hoti, figurë frymëzuese dhe sinonim i humanizmit
-
Gjeneva aktivizon planin e saj të akomodimit emergjent
-
Reshjet e fundit të borës nxisin fluksin turistik në Zvicër
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës