Kosova

Kosovë: Vritet një person në Lipjan, djali i tij 15 vjeçar mbetet i plagosur

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në fshatin Zllakuqan të Lipjanit.

Si pasojë e një përleshje mes katër personave, Agim Xani, 57-vejçar, ka mbetur i vdekur dhe i biri i tij përreth 15 vjeç është plagosur.

Xani nuk arriti t’i mbijetonte plagëve nga therja me thikë që mori.

Insajderi raportoi më herët se i dyshuari për sulmin është Skender K.

Mediumi merr vesh nga burimet e saja se e gjithë ngjarja ndodhi si shkak i një konflikti për një video në rrjetin social ‘TikTok’.

Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e konfirmoi rastin tragjik më herët. Ajo ka thënë se sipas informacioneve të para, dyshohet se si pasojë e një mosmarrëveshje ka rezultuar me plagosje mes dy personash

“Njëri nga personat e lënduar ka vdekur, ndërsa i lënduari tjetër është dërguar për tretman mjekësor. Vdekjen e viktimës mashkull, rreth 57 vjeç, e ka konstatuar ekipi mjekësor në QKMF në Magure”, njoftoi Ahmeti.