Kosova
Kosovë: Vetëm një rast me virusin e Nilit, infektologët këshillojnë për kujdes
Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ditë më parë ka konfirmuar se një person është i infektuar me virusin e Nilit në Kosovë, megjithatë ka bërë të ditur se nuk ka raste të tjera.
“Në aspektin epidemiologjik, kemi një situatë të qetë sa i përket virusit të Nilit Perëndimor. Ne kemi një pacient që ka pasur indikacion të hospitalizohet në Klinikën Infektive. Nuk kemi pacientë të tjerë të shtruar në klinikë me këtë virus”, tha për RTK-në Arben Vishaj, drejtor i Klinikës Infektive në QKUK.
Vishaj shtoi se nuk ka vend për shqetësim. E infektologu Shemsedin Dreshaj tha se virusi i Nilit bartet nga pickimi i mushkonjave, duke u paraqitur në forma të ndryshme klinike.
“Virusi i Nilit Perëndimor ka një gamë të gjerë të paraqitjes klinike duke filluar në shumicën e rasteve si gjendje febrile, pra si gjendje me temperaturë me ndonjë kokëdhimbje të lehtë, me disa puqrra nëpër trup dhe kalon si e këtillë. Pastaj mund të jetë me ndonjë temperaturë të lehtë ose pa temperaturë, varet si është forma dominuese, pastaj vijnë forma tjera të cilat manifestohen duke prekur sistemin nervorë qendror në të gjitha variantet, të cilat ne i njohim nga aspekti klinik – duke filluar si meningjit, si meningocefalit e forma të tjera”, tha Dreshaj.
Përveç rekomandimeve për kujdes të shtuar ndaj ekspozimit të mushkonjave, Dreshaj tha se deri më tani nuk ka ndonjë vaksinë të zbuluar për këtë virus, duke shtuar se parandalimi duhet të bëhet përmes dezinstektimit dhe higjienës. /RTK
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Islam Alijaj merr çmimin e Fondacionit “Schwab” për angazhim social Fondacioni Schwab e nderon atë për angazhimin dhe vullnetin e tij për të bërë një ndryshim...
-
18-vjeçari shqiptar humb jetën në aksident rrugor në Itali
-
Arrestohet shqiptari në Francë për këtë arsye
-
8 shqiptarë garojnë për asamblistë në rajonin e Austrisë së Ulët
-
Thirrje për kujdes me privatësinë e të dhënave gjatë regjistrimit për votimin nga diaspora
Jeta në Zvicër
-
Kërkesa për prona me qira mbetet e lartë në Zvicër Për shkak të çekuilibrit midis ofertës dhe kërkesës në tregun zviceran të pasurive të paluajtshme, oferta...
-
Presidentja zvicerane bën thirrje për tregje të hapura dhe institucione të qëndrueshme në fjalimin në WEF
-
Këshilli Kantonal i Cyrihut miraton 50 milionë franga ulje në sigurimet shëndetësore
-
Bazeli përgatitet për Eurovision, ku pret shumë vizitorë në hotele
-
“Kush kujdeset për Evropën?” pyet Zelensky nga Davos