Koronavirusi: çast pas çasti

Kosovë: Vdes edhe një person nga Covid-19, shkon në 22 numri i viktimave

Klinika Infektive në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës njoftoi se ka vdekur një pacient, duke arritur kështu në 22 numri total i viktimave nga pandemia e koronavirusit.

Viktima me inicialet XH.I. ishte 53-vjeçar, nga komuna e Pejës.

Në njoftimin e Klinikës Infektive thuhet se pacienti është shtruar në këtë repart të dielën, si i dyshuar për COVID-19, sëmundjen që e shkakton koronavirusi.

Ai ka dalë pozitiv me koronavirus dhe ka pasur edhe sëmundje të tjera shoqëruese, thuhet në njoftim.
Në Kosovë gjithsej janë infektuar 763 persona me koronavirus, 165 janë shëruar, përcjell Albinfo.ch.