Kosova
Kosovë, vaksinat e para antiCOVID arrijnë në shkurt
Pas shfaqjes së rasteve me infektimin Covid, në mbarë botën shumë kompani farmaceutike filluan të merren me krijimin e një vaksine për ta luftuar këtë virus.
Tashmë janë aprovuar vaksinat e prodhuara nga kompanitë farmaceutike Moderna, Pfizer e BioNtech, të cilat tashmë shumë shtete kanë filluar të sigurojnë dozat për qytetarët e tyre.
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, një gjë të tillë është duke e bërë edhe Kosova. Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Armend Zemaj, në fillim të janarit bëri të ditur se kanë siguruar 500 mijë doza të vaksinës antiCOVID nga Pfizer.
Krahas kësaj Ministria e Shëndetësisë bëri të ditur se përveç vaksinave Pfizer, Kosova do të marrë edhe 600 mijë vaksina të tjera të siguruara përmes shtetit të Austrisë, kurse 720 mijë doza të tjera do të merren falas nga mekanizimi COVAX.
Po ashtu u tha se vaksinat e para kundër COVID-19 do të arrijnë në Kosovë në muajin shkurt, për të filluar me vaksinimin e grupeve prioritare dhe mundësia për vaksinim do t’u jepet të gjithë qytetarëve, sipas Planit të imunizimit për COVID-19, të hartuar nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike.
Dozat e para të vaksinës kundër Koronavirusit pritet të arrijnë në shkurt, mirëpo nuk është bërë e ditur data. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Rita Ora në New York për ndërrimin e moteve Për natën e ndërrimit të motmoteve, shqiptarja me famë botërore, Rita Ora, dhe moderatori, Ryan Seacrest,...
-
Bekim Zogaj, kur “pensionimi” vjen në kulmin e karrierës
-
Xhaka, me transplant të flokëve në Prishtinë
-
1 orë pritje për të dalë nga Kosova
-
Si do të votojë diaspora në Shqipëri më 11 maj?
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Një person humb parakrahun nga shpërthimi i fishekzjarrëve 36-vjeçari po rregullonte fishekzjarrët, të cilat më pas kanë shpërthyer. Ai ka mbetur i lënduar edhe...
-
Zvicra nis vitin e ri me fishekzjarre, kokteje dhe njerëz të lënduar
-
Pensioni AHV, ushtria, buxheti: Këto janë diskutimet e vitit 2024
-
Aterrimi emergjent në Graz: Motori i Swiss-Airbus A220 tregon “model të panjohur defekti”
-
Pas korrigjimit: SBB, nga vendi i dytë bie në vendin e njëmbëdhjetë në Evropë