Kosova

Kosovë: Uji i çezmes vazhdon të jetë i papijshëm

Autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë bërë thirrje sërish te qytetarët që para përdorimit, ta vlojnë ujin e pijes.

“Uji para përdorimit të vlohet si masë e sigurisë bakteriologjike, e zbatueshme në situata me turbullirë të shtuar në resurse për të parandaluar shpërthimin e epidemive hidrike. Të shfrytëzohen resurset e sigurta ose uji i ambalazhuar”, thuhet në thirrjen e Ministrisë së Shëndetësisë, transmeton albinfo.ch.

Kjo situatë vjen si pasojë e vërshimeve në pjesën më të madhe të Kosovës, ku situata me ujë të pijes është vështirësuar dukshëm.