Kosova
Kosovë: Tregu i mbushur me para të falsifikuara
Në Kosovë po vazhdon të jetë në rritje fenomeni i parave të falsifikuara. Për vetëm 24 orë, janë raportuar në policinë e Kosovës së paku katër raste të hasjes së parave të falsifikuara.
Dy raste të tilla sipas policisë së Kosovës janë raportuar në Prishtinë. Në njërin rast, janë deponuar para të falsifikuara, e në rastin tjetër, një person kishte tentuar të bëjë pagesë me kartëmonedhë të falsifikuar.
“Ankuesja femër kosovare, ka njoftuar policinë se nga një kompani private janë deponuar monedha qe dyshohet të jenë të falsifikuara. Paratë janë sekuestruar nga njësia e hetuesisë. Rasti në procedurë hetimore”, raporton policia.
“Është ndaluar i dyshuari mashkull kosovar pasi që, i njëjti është hasur duke bërë pagesën me një kartëmonedhë që dyshohet të jetë e falsifikuar. Monedha e dyshuar është konfiskuar, ndërsa me vendim të prokurorit i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt”, thotë policia.
Raste të tilla ka pasur edhe në Prizren, Pejë e Malishevë.
Policia e Kosovës ka raportuar se në Prizren një grua është ankuar se nga një klient ka pranuar një kartëmonedhë të falsifikuar.
“Ankuesja femër kosovare ka raportuar se nga një klient ka pranuar një kartëmonedhe që dyshohet të jetë e falsifikuar. Kartëmonedha është sekuestruar nga njësia e hetuesisë. Rasti në procedurë hetimore”, thotë policia.
Rast i ngjashëm ka ndodhur edhe në Pejë.
“Ankuesja femër kosovare ka raportuar se nga një klient ka pranuar një kartëmonedhe që dyshohet të jetë e falsifikuar. Kartëmonedha është sekuestruar nga njësia e hetuesisë. Rasti në procedurë hetimore”, tregon policia.
Në Malishevë, një punëtore e bankës kishte raportuar se një person kishte deponuar një kartëmonedhë që dyshohet të jetë e falsifikuar.
“Ankuesja femër kosovare zyrtare e një banke, ka raportuar se nga një person është deponuar një kartëmonedhe që dyshohet të jetë e falsifikuar. Kartëmonedha është sekuestruar nga njësia e hetuesisë. Rasti në procedurë hetimore”, thotë policia.
E-Diaspora
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit Gjykata e Qarkut e kishte dënuar vetëm me burgim me kusht por ai ishte ankuar dhe...
-
Deputeti i Parlamentit të Konfederatës Zvicerane, Islam Alijaj pajiset me pasaportë të Kosovës
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!”
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
Jeta në Zvicër
-
Pse Cyrihu ka nevojë për më shumë punëtorë Cyrihu kërcënohet nga një mungesë përkeqësimi e fuqisë punëtore që pritet të ndikojë në ekonominë e...
-
Vinjetë e re, çiklistët duhet të bashkëfinancojnë ndërtimin e rrugëve
-
Si rritja e ‘apartamenteve të biznesit’ po e përkeqëson mungesën e banesave në Cyrih
-
Cilat janë rregullat zvicerane nëse nuk mund të shkoni në punë për shkak të motit të keq?
-
Avokatja e Gjenevës u kërkon drejtuesve të mjeteve të kundërshtojnë të gjitha gjobat