Kosova
Kosovë: Tre të vdekur, 70 të infektuar me COVID19
Instituti i Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit janë testuar 633 mostra, nga të cilat 70 kanë rezultuar pozitive.
Gjithashtu janë raportuar edhe tre persona që kanë humbur jetën.
122 TË SHËRUAR DHE 70 RASTE ME COVID-19!
Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe në laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 633 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 70 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar 3 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv.
Numri total i rasteve pozitive është 14.566 nga 57.239 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 589 raste të vdekjes.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 122 pacientë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 11.272 raste, kurse numri i rasteve aktive është 2.705.
Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 28 raste, komuna Ferizaj 9 raste, komuna Gjakovë 5 raste, komuna Pejë 4 raste, komuna Gjilan 3 raste, komuna Klinë 3 raste, komuna Fushë Kosovë 2 raste, komuna Istog 2 raste, komuna Podujevë 2 raste, komuna Prizren 2 raste, komuna Rahovec 2 raste, komuna Shtime 2 raste, komuna Skenderaj 2 raste dhe me nga një rast komunat Deçan, Dragash, Viti dhe Vushtrri.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe Sot është Dita e Alfabetit Shqip, tashmë e shpallur festë zyrtare e Shqipërisë. 22 nëntori ka...
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok”
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit”
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri?
Jeta në Zvicër
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës. Të mërkurën, ajo i kërkoi...
-
Kantoni i Gjenevës shqyrton mundësinë e pushimit para lindjes
-
Gjeneva shtyn afatin e pagesës pas rritjes masive të taksës së makinave
-
Gjykata Federale e njeh obezitetin si paaftësi në kushte të caktuara
-
Zvicra, kampion evropian në transportin hekurudhor