Kosova
Kosovë: Thirrje qytetarëve të kenë kujdes nga blerjet e dhuratave të fëmijëve
Agjencia e Veterinarisë dhe Ushqimit në Kosovë iu ka bërë thirrje qytetarëve të kenë më shumë kujdes nga dhuratat e fëmijëve, për shkak të mundësisë së skadimit të afatit të produkteve. Drejtori i shëndetit publik, Flamur Kadriu, tha se inspektorët e Agjencisë kanë ndaluar një numër të operatorëve ekononikë për shkak të dyshimeve për cilësinë e dobët të ushqimit që shitet.
“Gjatë një viti janë kryer mbi 70 mijë kontrolle, dhe diku 1 milion kilogramë produtke joshtazore janë asgjësuar, ndërsa mbi 300 mijë kilogramë janë shtazore… Festat e fundvitit gjithmonë kanë tendeca për shitje më të madhe paraqet gjithmonë një rrezik dhe prej përvojave të kaluara, është bërë një praktikë për shkëmbim të dhuratave dhe në këtë mënyrë i kemi intensifikuar edhe inspektimet tona dhe i kemi nën vëzhgim dhuratat që janë për fëmijët, dhe në këtë mënyrë të tregohet një kujdes më i madh se si janë mbajtur produktet nëpër tregje, afati i skadimit etj.”, tha Kadriu për rtv21.
AVUK tha se ka trajtuar 460 ankesa të konsumatorëve brenda një viti.
E-Diaspora
-
Kosova, gati për turneun “Yellow Cup” në Winterthur të Zvicrës Më 4 janar prej orës 19:00 është ndeshja Zvicër – Kosovë...
-
Pritjet nëpër pika kufitare, 2 orë për të dalë në Merdarë e Muçibabë
-
FC Kosova Zürich: Stabiliteti, sukseset dhe ambiciet për të ardhmen
-
Rita Ora në New York për ndërrimin e moteve
-
Bekim Zogaj, kur “pensionimi” vjen në kulmin e karrierës
Jeta në Zvicër
-
Siguruesi zviceran Helvetia thotë se 500 vende pune janë prekur nga ulja e kostove Rreth 500 vende pune, duke përfshirë 200 deri në 250 në Zvicër, janë prekur nga masat...
-
Zvicër: 5% më pak shitje të veturave të reja
-
Ka gjithnjë e më pak vende parkimi publike në qytetet zvicerane
-
Fermerët zviceranë të shqetësuar për të ardhurat dhe barrën administrative
-
Subvencionet publike për transportin publik po rriten në të gjithë Zvicrën